Kadri Veseli:“ Vepra intelektuale e At Shtjefën Gjeçovit,gjurmë e pashlyera në letërsinë, arsimin, arkeologjinë dhe etnografinë shqiptare

TIRANË, 12 Korrik /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Kuvendit të Kosoves, Kadri Veseli ka përkujtuar sot lindjen e një nga figurave më të spikatura patriotike, kulturore dhe shkencore të botës shqiptare, të At Shtjefën Gjeçovit.

At-Shtjefen-Gjegjovi

Në një postim në statusin e tij ne Facebook, pasditen e së martës, Veseli shprehet se : Sot mbushen  142 vjet nga lindja në Janjevë e njëres prej figurave më të spikatura patriotike, kulturore dhe shkencore të botës shqiptare, At Shtjefën Gjeçovit. E kujtojmë me nderim e mirënjohje të thellë At Gjeçovin jo vetëm për kontributin e paçmuar që ka dhënë si udhëheqës shpirtëror, studiues dhe arsimtar i devotshëm por edhe për faktin që ka qenë veprimtar i flaktë i Rilindjes Kombëtare”.

“ Vepra intelektuale e këtij kolosi erudit ka lënë gjurmë të pashlyera në letërsinë, arsimin, arkeologjinë dhe etnografinë shqiptare duke na bërë të gjithëve krenar për këtë bir të shquar të tokës kosovare”, shkruan Veseli.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close