Ranatoci,atje ku “Fillon” dhe “Mbaron”,Kosova!

Xhelil Arifi


Ishin vite turbulente ato fundvitet e tetëdhjeta,Kosova po vlonte nga protesta shqiptare ngase agresioni serb po merrte formën kulminante.Policia e atëhershme speciale e jo speciale e ish Jugosllavisë,na ndiqte dhe përcillte kudo që ne gjendeshim dhe ngado lëviznim.Ishim ne rregullisht në lëvizje përbrenda rajonit për t’iu shmangur burgut.

Në fakt mua personalisht për shkak të ikjes nga këthetrat e tyre më duhej të isha në lëvizje permanente dhe të gjeja strehime të përohëshme nëpër të afërm…o te Halla o diku tjetër,e deri në Bullgari.Një ditë me insistimin e një kusheriri tim,Qazimit i cili tok me familje ende jetonte në katun ahere, shkova në vendin e lindjes Ranatoc sa për t’iu shmangur ndjekjes dhe ishte hera e fundit që mushkëritë e mia u mbushën me ajër të pastër Mesomali nga vendlindja,për të mos e shkelur më atë tokë për më shumë se 26 vite të gjata me radhë.

Dhe më besoni e mbaja në ëndërr edhe kur isha në Frauenfeld,në Tiranë,edhe në Shkup e bratisllavë,kudo që më përplaste vala e jetës.Derisa i erdhi momenti i një dite që ne vendosëm të merrnim kerrin dhe të niseshim për të shkuar në katunin e paraardhësve të mi e timin,e ku kam mësuar abetaren dhe ku kam marrë frymen e parë,në katunin që për fat të keq ka ngelur jashta kufijëve të Kosovës dhe atë mu në kufirin momental,e të cilin për ta vizituar nuk mundesh direkt por të duhet me marrë një udhë pak ma tërthorre,dhe vendkalimin kufitar Muqibabë!Kusht paraprak sipas këtyre marrveshjeve gjysmake,pagesa e një dokumenti të gjelbërt sigurimi prej 45 eurosh (sigurisht për të plaçkitur popullin sa më shumë që është e mundur,në marrveshje të dy anëshme).

13626395_1784441698460055_6441371220406436128_n13692718_1784441811793377_471397483548311499_nAtje në kufi kishte një procedurë që nuk ishte kushedi sa e mundimshme përveq se të duhej të paguaje targat e përkohëshme “PROBA” ,4 euro dhe ai momenti kur të zhveshnin nga krenaria e shtetit Kosovë duke ti hequr targat RKS për ti zavendësuar me “probë”.Një,ti nuk shkon dot në vendin tand të lindjes pa paguar shtrjtë dhe lirshëm edhe përkundër krekosjes për marrveshje të çarkullimit të lirë në mes dy shteteve!!

Raanatoci në fakt ishte pika e tretë e vendosjes në historinë e lozës së familjes sonë të asaj që njihet,që nga shpërngulja nga rrethi i Pirotit (Qytet në Serbi në kufi me Bullgarinë” e deri në katunin Sefer (ai i Idriz Seferit) e deri tek ndarja edhe e një loze tjetër dhe vendosja në katunin Ranatoc,në një pjesë të këtij katuni që është quajtur “Myrtevitët”,e që ishte vetëm një pjesë e konglomeratit të familjeve të shpërngulura nga thellësia e trojeve shqiptare në Serbi,leskoc e sipër që tanimë ishin vendosur në vendin që njihej si ranatoc por në lagje të shpërndara,e njëra nga to edhe ka emër tipik që rrëfen drejtpërdrejtë ardhjen;Muhaxhirët.

Këtë gjë ua thash edhe autoriteteve kufitare kur po paguaja dhe merrja targat e përkohëshme,me theks në atë se ne kishim prejardhje nga Piroti dhe se do shkoja me këto targa edhe atje për ta gjetur katunin e Ulk Seferit të parin e të parëve tanë,vendin e quajtur Burim e i cili tash në hartat serbe quhet Izvor.Gjë në të cilën ai nga ata që më dha dokumentin ,Andria Serb nga Bujanoci për një moment ngeli i habitur kur i përmenda prejardhjen nga Piroti ,dhe më tha”Me këto mund të shkosh edhe deri në Horgosh”.

Pas procedurave kufitare udha jonë vazhdon duke qarë përmes freskisë së malësisë së ashtuquajtur “Karadak”,nëpër migjeniCaravajkë,pranë shkollës dikur qendër e gjallërisë së kësaj ane “Migjeni”,qeshmës së “Idriz Seferit” e në drejtim të katunit Buhiç.Më pastaj aty,në buhiç lë asfaltin për tu drejtuar një udhe të pa shtruar thik përpjetë e cila nën vrojtimin e një barakeje policësh Serbie të kthen njëkohësisht në drejtim të Kosovës dhe të shpie në ranatoc,duke kaluar nëpërmes Ilincës që ka ruajtur ca familje,dhe tutje në një lagje të Mxheres ku mund të shihje gjalëri të zvogëluar njerëzore e deri në drejtim të “Rrashit të Gurit” tek varrezat.Aty ku më parë ishte vendosur ushtria Serbe e tani gjandarmëria e cila qindra metra më tutje kishte qendrene e vet,por që ne nuk pamë asnjë nga ta.

13669785_1784442361793322_1800232706753254622_nAty na u dasht ta linim kerrin,dhe të merrnim këmbë udhën teposhtë,udhë e hapur me bouldozer por jo në gjendje të mirë e drejt Ranatocit,e cila ishte bukur një copë te poshtë por që na u duk shumë e gjatë kur u kthyem prapa për shkak të pleqërisë sonë dhe se ishte thik përpjetë.

ramad

Kjo udhë do na qonte drejtë e te “lugu i kronit”,përskaj shpiave të Arifit,më Poshtë të ramadanit e te kroi që nuk e gjetëm por e dëgjonim gurgullimin e ujit të tij,sepse e kishin mbuluar.kur arritëm aty na doli paara shtëpia e Muslisë dhe pamja e mbuluar me bimë,therra,lisa,drunj muslpemë…Xhungël e vogël sa që as shtëpitë nuk dukeshin,si nga ndonjë film pas apokaliptik…Po aty sipër “Lugit të Kronit” ishte udha që ne merrnim kur ishim të vegjël për të shkuar në shkollë.lëre që nuk dukej gjurmë udhe aty.aty ishte bërë Xhungële vogël,por si ak mundësi që ne ishim ngjitur andej pari dhe kishim shkuar në shkollë,ngul përpjetë..apo ishte bërë akoma ma përpjetë tash ngase ishte atëhere!!!Kështu të paktën ne spjegonim me humorin tonë.Jo shumë larg nga aty ishin edhe shpitë tjera grumbulli i përbërë nga shpitë e fazliut dhe Shabiut.Por nuk i shihnim dot nga aty,ma.Aty përskaj udhe nuk ishte as ai guri i famshëm për të cilin flitej atëhere se përfundi fshehë një qyp me lira!Ose dikush i kishte shkuar gjurmëve të legjendës,ose kush e di ku kish tretur guri…

Nuk kisha ndonjë ndjenjë mallëngjimi për të kaluarën ende përderisa nuk arritëm tek qeshmja që gjendej te dyert e hyrjes së shtëpive të familjes së fazliut.aty tek ajo qeshme kisha hequr vet (hej çfarë trimërie),një dhëmb kur isha pesë vjeç.Çfarë të shihje aty,Shpia e re e Seferit me dritare të thyera shikonte nga shpia e vjetër e cila ishte shembur në njëren anë,dhe barrikada në mes të këtyre shpive dhe asaj të Ahmetit të cilën mezi e kaluam.

13619992_1784442855126606_5134780662298672712_n

e Seferit e vjetraKur u futëm në lamën e oborrit të shtëpisë së hmetit,përballë na u shfaq ajo shpi dhe oborri i saj ku kisha mësuar dhe ecur e Ahmetithapat e parë të jetës sime.

 

 

 

13619805_1784438758460349_3623779393177395613_n13669732_1784438851793673_4657640921795030416_n-Në fillim “takova” plemen,ku gjyshi kishte fshehur bombën që ne kishim zbuluar dhe për fat nuk kishim pësuar edhe pse luanim me të.Pastaj koshi/hambari i mbushur plot kokërra kallamoqi,ishte dhe mu duk se e pashë përsëri,lama ku fshinim grurin,dhe vendin ku vendonin në këmbë tallat e kallamoqit të korrur të cilëve ne u nxirrnim tramakët dhe gëzoheshim kur na qëllonte të gjenim një që ishte i kuq.

shp 0

shp 1Ballafaqimi me shpinë e kujtimeve të para,në tavanin e së cilës haja mollë të ngrira,më mallëngjeu dhe sa nuk qava.Si ishte tretur gjithë ajo gjallëri,si ishte katandisur ajo shpi.E rrënuar në njëren anë e mbuluar nga gjelbrimi…rrethuar nga të tëra anët sikur donte ta rikthejë sundimin që kish humbur nga sundimi ynë.Kishte aty një Qershi,një, dy mana,një mollë verore,ku ishin zhdukur?Një arë shumë të plleshme përpara shpisë sonë që ne e quanim rreze e cila thënë vrazhdë nuk egzistonte më.ajo ishte bërë mal.Po mal nuk i gjetëm ma as dardhat ujëse e as mollat e kuqe e as vojsën e madhe sikur nuk mund ta hetonim.Ai vend ishte ndryshe,nuk ishte vendi i gjallë i njerëzve të mi,me ara plot, grurë,pasul,kallamoq,pemë,arra qershi,detelinë,bagëti……as njerëz,fëmijë…me të plasë zemëra kur kujton gjithë atë gjurmë njrëzish që tanimë ishte shuar,shuarje të cilën po përjetonin edhe muret e shtëpive nga guri,që po rrënoheshin dhe po pushtoheshin nga natyra pamëshirshëm.

13692541_1784435875127304_3293288255381200126_n 13631384_1784436011793957_6407061469565770567_n

Ne ikëm e lamë të vetmuar edhe njëherë katunin tonë,katunin,lagjen Myrtevitase e cila ka një histori bukur të lavdishme heronjësh e trimash por për të cilën njëhere tjetër.Ikëm dhe më dukej se sa më shumë që largoheshim nga aty më dukej se shkonim drjtë tkurrjes,mu sikur tkurrja e trojeve shqiptare!

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close