Stipe Mesiç,përsëri në politikë

ZAGREB, 13 korrik /ATSH-MIA/ – Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç rikthehet në skenën politike në vend si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare, të caktuara për më 11 shtator.

stipe mesic

Mesiç do të jetë në listën e kandidatëve për deputet të Koalicionit Popullor, i udhëhequr nga Partia
Socialdemokratike (SDP) e ish-kryeministrit kroat, Zoran Milanoviç.

Marrëveshja për kandidaturën e Mesiçit është arritur dje në takimin e përfaqësuesve të SDP-së me delegacionin e Partisë Kroate të Pensionistëve (HSU), e cila është një nga anëtaret e Koalicionit Popullor.

Lideri i HSU-së, Silvano Hrelja tha se Mesiç do të jetë kandidat për deputet në listën që përfshin rajonin e
Zagrebit.

“Mesiç na tha se dëshironte të ndihmonte Koalicionin Popullor dhe ne i thamë se do të pyesim tek partnerët e koalicionit. Pyetëm dhe ata na thanë se nuk ka asnjë problem që ai të gjendet në listë”, tha Hrelja.

Sipas marrëveshjes, Mesiç do të jetë madje në vendin e dhjetë në listën e Koalicionit Popullor, por falë modelit të votave preferenciale, ka gjasa të mëdha të sigurojë mandat si deputet.

Mundësinë për rikthimin në politikë, Mesiç e paralajmëroi nga fundi i muajit prill, kur Parlamenti i Kroacisë ia hoqi zyrën, për të cilën ai kishte të drejtë zotërimi si ish-president i vendit.

“Gjatë gjashtë viteve të fundit mundohesha të mos merrem me politikën aktuale, por pasi më nxisin në politikën aktuale, angazhimi im do të jetë i vërtetë. Në çdo rast tani do të hyjë në politikë. Isha kryetar komune, kryetar i qeverisë dhe i parlamentit, në dy mandate president i vendit si dhe president i fundit i Jugosllavisë. Kam përvojë të pasur”, thotë Mesiç.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close