????????????????????????????????????

Shqipëri-Kosovë,gjysëm milion hyrje-dalje në qershor

PRISHTINË, 13 Korrik /ATSH-Behlul Jashari/.- Në vendkalimet kufitare Shqipëri-Kosovë qershori i vitit 2016 shënoi më shumë se gjysëm milioni – gjithësej 507886 hyrje-dalje të personave, 1.52 për qind më shumë krahasuar me qershorin 2015, kur kishte 500288 hyrje-dalje.

kosovë shqipëri

Policia e Kosovës bën të ditur të  mërkurën për ATSH-në se në qershorin e kësaj vere në vendkalimin kryesor nër Autostradën e kombit, në Vërmicë-Morinë, kishte 436301 hyrje-dalje të personave, në Qafë Morinë 47498 dhe në Qafë Prush 24087.

Në të tre vendkalimet, në qershor 2016 hyrje-dale të automjeteve kishte gjithësej 140851 vetura, 5988 autobusë e 14261 kamiona.

Këtë verë fluksi i kosovarëve drejt bregdetit shqiptar dhe përgjithësisht fluksi në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri pritet të shënojë rritje të mëtejshme në korrik e gusht krahasuar me qershorin dhe me vitet e kaluara që ishin gjithnjë me ngritje.

Gjatë tre muajve të verës 2015 – qershor, korrik e gusht, mes Shqipërisë e Kosovës kishte më shumë se 2.7 milionë (2732089) hyrje dalje të personave.

Sipas policisë kosovare, viti 2015 në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri ka shënuar rritje të fluksit të njerëzve në hyrje-dalje gjithësej 26.75% – në hyrje 30.2% e në dalje 23.3%, si dhe të automjeteve 14.1% gjithësej në hyrje-dalje – 22.1% në hyrje e 6.2% në dalje, krahasuar me 2014-tën. Ishin gjithësej 5412238 hyrje-dalje të personave dhe 1849987 hyrje-dalje të automjeteve.

Në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri, viti 2014 kishte shënuar rritje të fluksit të njerëzve për 19,312 % dhe të automjeteve për 21,883 %, krahasuar me 2013-ën.

Në fluks të rritur vere, sot në mesditë e në këto momente, në tre vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri kalohet për më së shumti tre minuta, e kolonë ka vetëm në hyrje nga Shqipëria në Kosovë 30-40 metra në Morinë-Vërmicë, bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Këtë verë, në 7 korrik në kufirin Shqipëri-Kosovë u nënshkruan procedurat e përbashkëta të kontrollit kufitar në pikëkalimin kryesor nëpër autostradë Morinë-Vërmicë, në territoret respektive. Nënshkrimi u bë në anën kosovare, Vërmicë, nga dy drejtorët e përgjithshëm të policive, i Shqipërisë Haki Çako dhe i Kosovës, Shpend Maxhuni.

Në 29 qershor, qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për pikë të përbashkët të kontrollit kufitar me Republikën e Shqipërisë, në sezonin veror.

Në 1 korrik ka nisur organizimi i shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror, deri në 31 gusht, sipas memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar në 30 qershor në Prizren nga drejtorët e përgjithshëm të policive të Shqipërisë e Kosovës, Çako e Maxhuni.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close