Në këtë mënyre duhet ta zgjidhni cilin bostan duhet ta blini

Bostani është ushqim një nga më të preferuarit në këtë pjesë të vitit,sepse është sezona e tij si dhe për atë se është freskues dhe shumë i shëndetshëm.Por kur e blejmë jo gjithmonë e qëllojmë më të mirin,dhe ndonjëhere na bie që të blejmë bostan të papjekur ende ose ndonjë që nuk është i mirë për konsum.Dhe për të mos gabuar në zgjedhje ja disa nga mënyrat:

bostan

  • -A e keni vërejtur se bostani ka një njollë të gjerë të verdhë në spërfaqe.Ajo paraqet vendin ka bostani ka qëndruar në tokë gjatë pjekjes.Dhe ai më i pjekuri ka njollën më të zverdhur në ngjyrë,përderisa ato me ngjyrë më të bardhë ose në të gjelbërt duhet me i lanë e mos me i ble,për shkak se nuk janë pjekur mjaft.Mos blini as një bostan që nuk ka kurrfare njolle në sipërfaqe.

 

  • -Tjetra është se sipërfaqja e bostanit do duhej të jetë e gjelbërt e errët në ngjyrë.E fortë në prekje,e lëmuar dhe pa “lëndime” të qarta.Sipërfaqja e butë është shenjë se fryti ka filluar të prishet,shmangni edhe sirfaqen e terur e cila ka humbur lëngshmërinë dhe ëmbëlsinë.Frytet do të duhej të jet asimetrik,dhe ato të cilat kanë gunga të pazakonta,lërini për dikë tjetër.

 

  • -Pastaj logjikisht sa më me peshë bostani aq më i mirë.Ndoshta do tu vijë rëndë ta bartni deri në shpi,por më i rëndi do të duhej të jet zgjedhja juaj.(2 përqind e bostanit është ujë,dhe për këtë më të lëngshmit janë më të rëndët.Krahasoni ata me peshë më të rëndë dhe merrni atë më të rëndin dhe ju do të qoni në shpi më të mirin.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close