Theresa May ”mbretëresha e akullt”.Portret kryeministres së dytë Britanike

 

LONDËR, 13 korrik /ATSH-AA/ – Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Theresa May, e cila u zgjodh sot kryeministrja e dytë grua në historinë e vendit pas Margaret Thatcher, duket se që tani ka plotësuar nevojën për siguri dhe stabilitet në vendin i cili hyri në fazë turbulencash pas vendimit për daljen nga Bashkimi Evropian.

Theresa-May_2508509b

May mori edhe detyrën e lideres së re të Partisë Konservatore në pushtet nga David Cameron.

Miqtë e saj të punës e quajnë “mbretëresha e akullt” për shkak të humorit të rëndë dhe qëndrimit autoritar, ndërkohë që paraqitet si simbol i “besueshmërisë” dhe “gjakftohtësisë”.

Boshllëku që u krijua nga pasiguria në marrëdhëniet me shtetet evropiane pas referendumit për dalje nga BE-ja më 23 qershor dhe deklarimi i kryeministrit Cameron se do të largohej nga detyra, fillimisht ndikoi në valutën e  Britanisë.

Stërlina britanike, që ra në vlerën më të ulët në 35 vitet e fundit, i shndërroi në rreziqe reale skenarët në lidhje me ekonominë e vendit si asnjëherë më parë.

Ndërkaq, me përcaktimin, të hënën e kaluar, se May mbetej kandidatja e vetme për kryeministre, kjo pati ndikim te sterlina dhe valuta kaloi në rritje qoftë edhe në mënyrë të kufizuar.

Artikulli i një gazete me titullin “Theresa May është e mërzitshme, por e besueshme dhe mbase ajo që i duhet Britanisë tani”, përmbledh periudhën turbulente në të cilën kaloi vendi.

May, e cila thotë se “filozofia ime nuk është të flas, por të bëj”, është kundër perceptimit të politikës si “lojë”.

Sesa seriozisht e merr politikën May, këtë e tregojnë fjalët e saj.

“Vendimet që marrim ndikojnë në jetën e njerëzve dhe kjo është një gjë që përherë duhet ta kemi parasysh”, thotë May.

Theresa May, e cila kur e prezanton veten thekson se është e bija e një teologu dhe mbesa e një ushtari, thotë se “shërbimi publik gjithnjë ka qenë dhe është pjesë e jetës sime”.

Aktualisht May ndodhet në fazën e re politike pas referendumit për dalje nga BE-ja, ndërkaq, ajo i mbetet besnike Cameronit duke përfaqur qëndrimin në anën e unitetit të vendit.

Megjithatë, May po ashtu nuk mori roli aktiv gjatë fushatës.

May kishte mendime të ngjashme me politikanët antiBE në tema si çështja e migrantëve dhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, ndërsa në kabinet u pa si “mbështetëse e fshehtë e Brexit”.

Në këtë mënyrë, May ka marrë edhe mbështetjen e kundërshtarëve të BE-së në Britani, vend i cili po përgatitet t’i ndajë rrugët me BE-në.

Kujdesi i lartë që ka treguar ndaj detajeve gjatë karrierës si ministre, miqtë e punës e kanë quajtur si “kujdes mikroskopik”.

Megjithatë, jo të gjithë kanë ngelur me këtë “kujdes” dhe me politikat që ajo ka zhvilluar si ministre.

Ndërkohë që si sukses i saj gjatë periudhës si ministre e Brendshme llogaritet fakti që në Britani nuk ka patur incident të madh terrorist dhe niveli i krimit është ulur.

Në listën e dështimeve të saj bën pjesë mosrealizimi i premtimit se do ta ulte migrimin neto i cili mesatarisht është në nivelin 300 mijë në vit, në nën 100 mijë të premtuar./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close