Serbet thonë se do të kthehen kolektivisht,në qytetin që ata njëherë e dogjën,në Gjakovë!!

Serbet e Gjakovës po planifikojnë që gjatë këtij viti ose gjatë fillim vitit të ardhshëm,kolektivisht të kthehen në Gjakovë!!
kështu të paktën njoftojnë mediat serbe,të cilat transmetojnë deklaratën e përfaqësuesit të tyre Đokica Stanojević” se ata paskan vendosur për një potez të tillë se kthimi idividual qenka utopi e cila s’pasësh dhënë rezultate në 16 vitet e kaluar”.
Ai gjithashtu ka thënë agjensisë Beta se “është në kontakt me banorët serb të Gjakovës dhe se ka informata për shkatërrim sistematik të shpive serbe në atë qytet”.
I kemi njoftuar të gjithë për qëllimin tonë për tu kthye në pronat tona.Ne nuk pranojmë kthimet individuale sikur në rrethet tjera për shkak se ajo është utopi e cila nuk ka dhënë rezultate përgjatë 16 viteve të kaluara.Ne dëshirojmë që në mënyrë kolektive të kthehemi në rrugët tona,në qytetin tonë dhe aty të ribëjmë shkollat,kopshtet dhe ekonominë” ka thënë Stanojević

Këtë deklaratë ai e ka thënë nga një manifestim në fshatin Zoqishte,ku kanë festuar manastirin e shën Kzmait dhe Damianit,ku kishin marrë pjesë 205 serb “të shpërngulur” nga Gjakova e të cilën e ka mbështetur Ajo e ashtuquajtura Kancelaria për Kosovë e Metohi e Serbisë.

carshia_ne_tym_e_flake_mars_99

Edhe kjo në vazhdën e kampanjës së deklaratave dhe veprimeve kundër Kosovës,dhe sikur s’po ndodhë asgjë sepse askujt as që i shkon mendja të reagojë në këso gjërash.Është e quditshme ,megjthëse e pritur nga ta se sa të pa cipë janë.Ata e dinë mjaft mirë se ç’i bënë Gjakovës,ashtu kolektivisht mu sikur kërkojnë të kthehen.Ku të kthehen në qytetin që ata vet e dogjën??!!!!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close