Kur fliste Kadareja ?

Fahri Xharra  me respect për Ismail Kadarenë
Në Gjakovë,me 15.07.16


Kur fliste Kadareja ne e shanim ; e shanin shqiptarët musliman, shqiptarët katolik , shqiptarët ortodoks , shqiptarët ateist dhe shqiptarët … që kurrë nuk e kishin lexuar së paku një fjali të shkruar nga ai .
Kur fliste Kadareja ne e shanim , të ndërsyer po nga ata që kishin mundur t a vrisnin . E kishin pishmanin sepse nuk kanë reaguar me “kohë “.
Kur fliste Kadareja , edhe …. ishte ngritur kundër . E lash me pikëza pikllimi pa iu përmendur emrin , se ishin të mashtruar të shkretët. Ata mendonin se me ata fillon historia shqiptare ! Të mjerët !

kadare-1Kadareja thoshte e nuk i zinim besë : „ Shqipja është një nga gjuhët më të zhvilluara flektive ( me nyja e parafjalë ). Falë kësaj cilësie e, padyshim , gjithë mekanizmave të tjerë të saj, ajo përballoi lehtë, shumë më lehtë se ushtritë e princave shqiptarë , sulmin osman . Sulmi i turqishtes, që ishte gjuhë aglutinative ( që manovron me prapashtesa ), ishte një lloj sulmi i një mamuthi të ngathët që lufton kryesisht me bisht kundër një luani që përdor më shumë dhëmbët dhe kthetrat“ !

Kur fliste Kadareja : “Që të vendosësh turqishten gjuhë të dytë apo të tretë në Kosovë ështe një aberracion i madh, për 3000 turq që ka Kosova . I thua rri pak, duro! Aq më tepër në Turqi ka katër apo më tepër milionë shqiptarë e s´kanë asnjë shkollë shqipe . – I.Kadare , Këln, 12.Dhjetor. 2010.” ne shanim se na e prishte internacionalizmin e Kosovës . Ja që erdhi !

Kur fliste Kadareja : “ Turkogluve, këtyre ministrave turqë, ua ka ënda prapë Ballkanin ilirik. Ata duan, thënë më mirë, „Shpendin Shqiponjë Shqipërinë„ që ti mësojnë asaj atë gjuhën turke, me të cilën e (për)dhunuan pesë shekuj. Sapo shqiptarët vunë mbarë historinë e të ardhmes së tyre europiane, nxjerrin kokën nga ferra turkotersët, pra turqit e rinj. Shqiponja legjendë, e zënë rob dikur, arrin t`i shpëtojë robërisë e të kthehet përsëri te familja e saj. Mirëpo, robëruesi i ka vënë shqiponjës një unazë në kthetra. “ Ne nuk i besonim se kemi ministra të dërguar të Serbisë që ta udheheqin popullin shqiptar .”

Kadareja ne thoshte :” „Shqipëria ndonjëherë shkakton frikë irracionale, tremben prej saj,- thonë se mund të ketë edhe pesë Shqipëri. Pra sado Shqipëri të ketë, sot kemi dy Shqipëri në Ballkan, dhe duhet të jemi të lumtur. Sidoqoftë shqiptarët sot kanë status të fuqishëm, janë bërë faktor i fuqishëm në Ballkan, gjë që nuk është e tepërt për ta. Për fatin tonë të keq faktori shqiptar në Ballkan ka qenë i tkurrur dhe,- vazhdoj ta përsëris, për fat të keq nuk e ka zënë atë vend real që duhet të kishte “ por ne për inat zbulonim identitete , gjuhë të reja dhe kombe të reja .

Kadareja na thoshte : “ E padurueshme është qetësia që shfaqin politikanët shqiptarë të të dyja vendeve, Kosovë e Shqipëri. Antieuropianët latent kanë marë formën më të frikshme që ekziston ndonjëherë në mentalitetin shqiptar. “

Dhe prapë sipas Kadaresë po e shohim “Fryma osmane, po krijon themele të reja në Shqipëri, Kosovë , te shqiptarët e Maqedonisë ka kohë që ka zënë vend. Tashmë nuk është film po të përmendet hapur këtu se: feja islamike është përqafuar nga më shumë se gjysma e shqiptarëve, se ka pashallarë të rinj vendës të lidhur me një mijë fije me erdogan-sulltanët e Anadollit, ka një shtresë njerëzish të nëndheshëm (të rrezikshëm) me prirje proislamike, ka shoqata të reja „ Dum Babën“(dalin hapur nëpër mediat shqiptare) të cilat janë gati të përmbysin gjendjen deri në rrebelim pro turk etj.,etj, Alarm! “

Alarm, pra ! por , vonë jemi se e keqja e mori dheun shqiptar !

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close