Piloti që rrëzoi avionin ushtarak Rus ishte pjesmarrës i grushtetit,thonë njerëzit e Erdoganit,dhe vajtojnë për atë se ua prishi mardhënit me Rusinë!!!

Është interesante se tani pas tentim grushtetit ushtarak në Turqi po dalin të dhëna po interesante në lidhje me atë se kush organizoi,kush ishte prapa organizimit,ku përmendet kleriku Fetullah Gulen,dhe përflitet se është një akter i shquar nga bota ushtarake turke që ishte pjesë e këtij tentim grushteti.

az-amerikaiak-szerint-is-a-sziriai-legterben-lottek-le-az-orosz-gepet_113599

Kryetari i Ankarasë İbrahim M. Gökçek ka thënë se pjestarë i forcave të armatosura turke që që tentuan grushtetin ishte edhe piloti i cili rrëzoi avionin luftarak rus “sukhoi”,në incidentin e njohur në kufi me sirinë kur aeroplanë turq rrëzuan aeroplanin Rus.
Ai,piloti sipas Gökçek kinse është anëtar i organizatës së klerikut,Gulen.E dihet se establishmenti qeveritar turk në krye me Erdoganin kanë akuzuar,simpatizantët e Gulen për organizim kryengritjeje.
Dhe këta shkojnë edhe ma larg saqë tani kanë dalë me akuza se mu këta anëtarët e organizatës së Gulenit ua paskëshin prishur mardhëniet me Rusinë!!!
“Mu këta “Shteti paralel” i ka dëmtuar mardhëniet me Rusinë.Ky ishte incidenti i rrëzimit të avionit në të cilën ka marrë pjesë një nga pilotët nga ajo organizatë.Dhe ai ka qenë një nga pjesmarrësit e grushtetit.Deri më tani nuk e kishim publikuar.e kemi mbajtur për vete informaten.Por unë Gökçek ,them se mardhëniet me Rusinë na i prishën mu këta kurgjëhiqat” ka thënë kreu i Ankarasë për CNN Turk.
Ai gjithashtu ka shtuar se “shteti paralel” ka pasur për qëllim ta izoloj Turqinë në planin ndërkombëtar.
“Dje kam folur me mysafirin nga Rusia-këshilltarin e Putinit.Ai ndanë mendimin tim”,por nuk ka treguar se me cilin këshilltar të Putinit është takuar.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close