Faktori Shqiptar në Turqi dhe fytyra e vërtetë e Erdoganit karshi tij

Faktori Shqiptar në Turqi, duket se është shumë milionësh, dhe shumë më shumë domethënës se sa që është menduar deri më tani. Në gjysmëpuçin (grushtshtetin) e djeshëm ushtarak të dështuar në Turqi, kundër Sulltanit Erdogan, nga hierarkia më e lartë e ushtrisë Turke, rezulton se pjesmarës në grushtshtet, ishin të paktën tre gjeneralë Shqiptarë. Dy nga Kosova dhe një nga Shqipëria, me çrast mësohet se gjenerali nga Shqipëria Muharrem Kose, ka mbetur i vrarë.

13726796_1044678518984989_3713724289349825549_n

Interesant është edhe fakti se; poashtu nga radhët e popullatës që doli në rrugë menjëherë në protestë para tankeve dhe ushtrisë Turke, (me thirrje të Erdoganit) pjesmarës kanë qenë disa mijëra Shqiptarë (vendas) dy prej të cilëve ishin edhe ndër viktimat e para të këtij grushtshteti, babë e bir nga Çerkezi i Kumanovës, Erol Olçak bashkë me të birin e tij 16 vjeçarë. Ndërsa sot, menjëherë pas grushtshtetit të dështuar, sipas raportimeve në media, duket se në shënjestër janë vënë para së gjithash oficerët kryesisht me prejardhje Shqiptare. Sidoqoftë, pas grushtshtetit të djeshëm të dështuar. Turqia nuk do të jetë ajo që e njihnim deri më dje.

Shaban Demiraj

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close