UK nuk do të braktisë miqtë e saj në EU, thotë Boris Johnson

LONDËR, 18 korrik /-AFP/ – Britania e Madhe nuk do të heqë dorë nga “roli i saj drejtues” në Evropë, pohoi sot sekretari i sapo zgjedhur për Çështjet e Jashtme, Boris Johnson, kampioni i Brexit, në takimin e tij të parë të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel.

boris

“Për asnjë arsye nuk do të braktisim rolin e liderit në Evropë”, tha Johnson për median, duke konfirmuar se largimi nga BE-ja, nuk nënkupton largimin nga Evropa.

Ish-kryebashkiaku konservator i Londrës hodhi hapat e parë në skenën diplomatike evropiane me rastin e takimit mujor të 28 ministrave të BE-së.

Federica Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane la të nënkuptohej se do të priste Johnson për një takimin informal, larg pranisë së medias./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close