Bisedë e imagjinuar me një kryetar komune – Gazmend Muhaxhirin

Fahri Xharra,19.07.16
Gjakovë


Sa kisha dashur të jem kryetar komune dhe sidomos tani e që sa vjet që në Kosovë u ndërtuan mbi 320 xhami. Po çka lidhje xhamia me kryetarin? ndoshta mund të më pyesni . Thjeshtë isha shkupa pare Dubai , ndoshta edhe në Arabinë Saudite ; se për Turqi mos të flasim: sa herë tma kishte dashur zemra.
Shikoni , nuk është lehtë të jesh kryetar komune në Kosovë; po ‘” elhamdyrilah “ që miqt tonë nga Turqia dhe vendet tjera arabe nuk po na harrojnë , po na duan shumë dhe pare sa të duash.
UntitledNejse , sot “zona në thue” në Gazmend Muhaxhirin , dhe kur ia pashë flamurin e LDK-së mu kujtua Rugova; i ndjeri Rugova që nuk e kishte ditur se kë po e le pas tij . E po , kjo qenka ajo që thonë : “ Ishalla e ka lane komen e mire “ , e ai vallahi shkoi pak si keq me trashëgimtar jo aq besnik të fotove të tija të viteve të 90 –ta.
Sikur Rugova t
ishte gjallë ndoshta ishte interesuar për Pejën antike . (Qyteti ILIR SIPARUNTUM Lokacioni mbi të cilin është shtrirë Siparuntumi gjendet nga hyrja e Pejës nga drejtimi i Prishtinës e deri në fshatin Zahaq, diku shtatë kilometra gjatësi, mbi të cilën sipërfaqe ish pushteti jugosllav në fillim të viteve të ’70-ta pat ngritur zonën industriale më qëllim të zhdukjes së gjurmëve tona ilire )
E ky që e zuri vendin në fotelën e kryetarit po interesohet gjithashtu për antikën më të re , atë osmane.

Zotëri Kryetar , Arabët i japin 3.5 miliard dollarë Serbisë për industri e turizëm ndërsa Kosovës dhe Pejës vetëm xhamia , çka mendoni pse ?
– Po , por serbët nuk janë musliman , u përgjigj preras .

Nejse por më thuani pse shkove në Dubai , dhe si e arsyetove shkuarjen ?
-“Kam shku në Dubai e kam taku këtë zonjën donatore dhe jam shumë i informuar tash si shkon procesi i investimeve të këtyre personave për ndërtimin e xhamive”, thotë Muhaxheri. Ai thotë se në Dubai ka shkuar, pasi janë dëgju fjalë dhe janë ngritur dyshime lidhur me donatorët. “Sepse këta tash tërë kohën e kanë pas atë idenë se këtu paret janë duke shkuar për ekstremizëm, për terrorizëm. Kanë me ardhë ekstremistat këtu dhe kanë me ba çmos. Çka veç më ka shty si kurreshtje, hajde ta dimë qysh është kjo punë”, me tha Muhaxheri për udhëtimin e tij në Dubai.

Fatbardhi ti i thash ke qëndruar në hotelin e donatorit nga Dubai, ku një natë kushton 250 euro, dhe me të vërtetë ke ardhur në konstatim të drejt se ky donacion është “thjesht një zeqatë për me ndihmu në ndërtim të xhamive”.

Mirë shumë ai donatori vetëm paska dëgjuar që ka musliman në Pejë dhe ti pa i pyetur vendoret e dha lejen për ndërtimin e xhamisë , por nuk të brengosen varrezat ; nuk të brengosi e kaluar e Pejës , apo ia bëre edh ti si Mihajlo Zviceri që i shkatërroi gjurmët ilire të Pejës antike ?

-“Shikoni, mua nuk më intereson arkelogjia , kurrë nuk kam pasur merak për sende të vjetra , e dua modernen “ .Ma mbylli gojën, kryetari. “Pastaj “ato kanë qenë varreza të vjetra dhe me ligj lejohet të hiqen”, thotë Muahxheri ….. (Por, ende pa aplikuar për leje, BIK në Peje kishte futur bagerat dhe kishte filluar punën duke i bërë rrafsh varrezat që gjendeshin në atë parcelë. Punimet megjithatë ishin nderprerë nga banorët që e vlerësonin donacionin si “vehabist dhe me fonde të dyshimta”.)

Shiko kryetar , për “ Zëri “ ke deklaruar “Ato janë thjeshtë donacione i një biznesmenë të Dubait e cila ka dashur për shpirt të babës se saj ti jap për xhami “ Si komenton këtë arsyetim qesharak ?
Shiko kryetar, Dy minaret e xhamisë së re, që po kundërshtohet nga banorët në Vitomiricë të Pejës, kanë “prekur” qiellin. Nën hijen e tyre kanë mbetur shtëpitë e kundërshtarëve – banorëve të paralagjes së Pejës ku xhamia tashmë është gati në përfundim. Vetëm dy kilometra prej këtij objekti, është edhe një xhami tjetër. Banorët thonë se ajo nuk mbushet as të premteve, ditë kjo kryesorja për kryerjen e lutjeve fetare, nga besimtarët myslimanë.

E di ti shoku Muhaxhiri që je duke vepruar kundër çdo etike , e di ti që po e tradhton Rugoven?E di ti që po na e humbë moralin e egos shqiptare ? Ku është përgjegjësia e juaj ndaj historisë?
– Zekaj është me prejardhje nga Peja, kurse aktualisht në Kosovë po ndërmjetëson në ndërtimin e pesë xhamive, përfshirë xhaminë në Vitomiricë të Pejës, xhaminë në Staradran të Istogut, xhaminë në Kralan të Gjakovës dhe një tjetër në Lumbardh të Deçanit. Shuma e tyre kap vlerat milionëshe dhe ne nuk duhet ta refuzojme . Ishte përgjegja e imagjinuar e KKP dhe shtoi , ai po i blenë edhe pronat serbe.

P.S. Biseda është e imagjinuar .

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close