Tetë sportistë kosovar,në Lojërat Olimpike

PRISHTINË, 18 Korrik /ATSH/.-Kosova merr pjesë me tetë sportistë në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro, Brazil.

Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, takoi të hënën kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, me të cilin bisedoi rreth përgatitjeve që po bën Kosova për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike.

2016-19-7--11-47-30

“Ekipi Olimpik i Kosovës do të ketë tetë sportistë dhe kjo pjesëmarrje është një sukses i jashtëzakonshëm i sportit kosovar”, theksoi Hasani. Ai u shpreh se Ekipi Olimpik i Kosovës është në gjendje të mirë dhe ka bërë përgatitje të nevojshme për prezantim sa më të suksesshëm të Kosovës dhe sportit të saj në Lojërat Olimpike.

Ministri Shala siguroi se Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të përkrahin Komitetin Olimpik të Kosovës dhe gjithë sportistët në ngjarjen tejet të rëndësishme të sportit botëror.

“Pjesëmarrja e Kosovës për herë të parë si shtet në këto lojëra, si dhe përfaqësimi solid, janë dëshmi e punëve që janë bërë, por edhe e cilësive dhe sukseseve të dallueshme të sportit kosovar”, u shpreh ai./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close