Ideologjitë e dështuara për shqiptarët

m.blakajNga: Muharrem Blakaj


  1. Revolucioni i internacionales komuniste në Rusi në vitin 1917 krijoj ideologjinë komuniste. Kjo ideologji u përqafua në masë të madhe nga shtetet dhe popujt sllav. Disa militant shqiptarë të internacionales komuniste (sikur sot disa taleban e hoxhallarë mysliman) e morën si diçka të mirë që popullin do ta nxirrte nga mjerimi. Sllavët dukeshin jashtëzakonisht miqësorë me shqiptarët komunist (sikurse turqit dhe arabët me krijesat e tyre shqiptare sot). Kur ideologjia komuniste e mori pushtetin në Shqipëri, në emër të Stalinit, xhaxhi vrau, burgosi e internoj lulen e atdhetarëve për ta mbrojtur Stalinin dhe ideologjinë e tij.

  2. Shqiptarët, në tokat e tyre të pushtuara nga sllavët me ideologji komuniste, u tradhtuan nga vëllezërit sllav komunist. Nuk ua njohën lirinë, (deri në shkëputje) për të cilën luftuan. Ushtria partizane Jugosllave i ripushtoj tokat shqiptare duke vrarë mbi pesëdhjetëmijë shqiptar (shih, masakrën e Bihorit, të Tivarit, të Drenicës e shumë të tjera). Komunistët shqiptarë u përulën para patronëve të tyre që paraprakisht ua kishin shpërlarë trurin dhe në të njëjtën kohë e akuzuan popullin e vet për tradhti ndaj komunizmit (siç po na akuzojnë sot emisarët shqipfolës turq e arab si popull i dalë feje). Por, sllavët nuk ishin të kënaqur me kaq. Gjenocidi vazhdoj duke vrarë, iniciuar e montuar procese gjyqësore… duke përzënë nga vendi drejtë Anadollit turk (marrëveshje turko – jugosllave, që edhe sot e kësaj dite është në fuqi), me mijëra familje shqiptare.

  3. Për lirinë e shqiptarëve në Kosovë, nuk luftoj baba Sulltan, as princat arab. Na lanë në mëshirën e të krishterëve. Për ta shpëtuar një popull të tërë nga gjenocidi i sigurt, ndërhyri Perëndimi i krishterë në krye me SHBA-të. Vëllezërit e “fesë” (Arabët që e themeluan islamin, dhe Turqit që na e sollën me dhunë e na e lanë kopil në derë) nuk e luajtën një gisht për të na ndihmuar. Asnjë shqiptar të vetëm nuk e strehuan, nuk i dhanë azil politik dhe nuk e pranuan në tokën e tyre të “shenjtë”, (përveç atyre që i kishin ftuar për t’ua shpërlarë trurin si dikur internacionalja komuniste që i ftonte militantët komunist shqiptarë, i lante e i shpërlante, e pastaj i kthente si bombë me sahat në atdheun e tyre). Pasi perëndimi i liroj tokat shqiptare të Dardanisë nga thundra barbare serbe, sulltanit turk ju kujtua marrëveshja e dikurshme me princat serb. Për të vazhduar një luftë të armatosur për ta përulë arnautllëkun, dhe për t’ia kthye tokat arnaute carit serb, tani më nuk ishte as koha e duhur e as mundësia reale, sepse në luftë ishte pjesëmarrës perëndimi. Sulltani, përdori taktikën e dinakërisë (ashtu siç e kishin përdorur gjatë pushtimit pesëqind vjeçar paraardhësit e tij). Me njohjen e pavarësisë dhe dhënien e disa ashklave në formë ndihmash, i joshi krerët shqiptar (sikur bariu ogiçët) duke ua varë në qafë këmborën e islamit. Kështu, depërtoj thellë në mendjet dhe gjakrat e shprishura e naiv të turmave pa tru. Tani, terreni është i gatshëm. Po pritët vetëm një lëvizje, dhe tokat shqiptare, me vullnetin e atyre që e duan babën Sulltan, t’ia dhurojnë carit sllav, ashtu siç ia kishte dhuruar që nga viti 1878 e deri në vitin 1912.

  4. Meraku që e ka Turqia dhe arabët për arnautët është i shtirë. Njohja që ia bëri Turqia Kosovës është me hile dhe në marrëveshje me Serbinë. Sa herë që Serbia i kishte punët keq me arnautët, në ndihmë i vinte Turqia. Që nga viti 1878 e deri në vitin 1912, ushtria turke humbi me mijëra ushtarë për tua grabitë tokat e tyre kryengritësve shqiptar e për t’ia dhuruar carit serb. Cari serb i mori tokat shqiptare peshqesh nga baba Sulltan, por i donte pa arnaut. Prapë në ndihmë i erdhi baba Sulltan. Ua hapi dyert arnautëve. Serbia përzë shqiptarë, Sulltani prano arnaut. I populloj shkretëtirat e Anadollit me racën më të pastër e më të bukur ariane. Flitet së në Turqi jetojnë mbi pesë milion shqiptar, pa asnjë të drejtë (kurse shtetet perëndimore që pranuan shqiptar, jo vetëm që ua lejuan shkollat në gjuhën e tyre amtare, por ua lejuan edhe organizimet fetare dhe në shumë raste të financuara nga shteti). Se Turqia e ka me hile mbrojtjen e arnautëve, e tregon rasti i fundit: Përpjekja për
    grusht shtet në Turqi. Spastrimet e para dhe në shkallë të gjerë, baba Sulltan i filloj pikërisht mbi hierarkinë ushtarake me prejardhje shqiptare, mbi ata arnaut që janë brenda kufijve administrativ të shtetit të tij. Kurse udhëheqësit arnaut, jashtë administrimit të tij, i uron e i bekon për mbështetjen dhe përuljen puthadorë ndaj Sulltanit, dritës së Allahut mbi dhe. (shih: “Pallati i ëndrrave” nga I. Kadare)

  5. Të dy këto ideologji, komunizmi rus e islami turk e arab, nuk kanë asgjë të përbashkët, e as të përafërt me kulturën, traditën e zakonet shqiptare. Që të dyja janë armiqësore, që kanë për qëllim zhbërjen e popullit më të vjetër në Evropë, e një nga popujt më të lashtët në botë (shih gërmimet arkeologjike). Mos kultivimi i traditës, zakoneve e dokeve bujare shqiptare nga ana e pushtetarëve dhe e udhëheqësve shqiptar, populli ka ngelë në mëshirën e erërave që fryjën nga lindja, e më shikimin të venitur nga perëndimi.

Një fjalë e urtë popullore thotë: “nuk hyhet dhëndër me hallate të huaja!”
Nuk bëhet Shqipëria me ideologji (hallate) të huaja… i kemi (hallatet) ideologjitë tona. Vetëm duhet ti shfrytëzojmë, ti kodifikojmë e t’ia përshtatim kohës. Nëse, rastësisht, do të na mungonte diçka, (që është e pamundur të na mungoj) mund të huazojmë (apo të blejmë) nga të tjerët.


Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close