Maqedonia ka marrëveshjen për daljen nga kriza politike

SHKUP, 21 korrik /ATSH-MIA/ – Partitë politike maqedonase arritën marrëveshje për dalje nga kriza politike, deklaroi ambasadori amerikan në Maqedoni, Jess Bailey, pas bisedimeve të djeshme me përfaqësuesit e partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës.

baily_1464874774-1046000

Është dakorduar pastrimi i Listës Zgjedhore dhe hapat për informim më të balancuar.

Liderët e katër partive politike, sipas marrëveshjes së arritur, deri në fund të gushtit duhet ta përcaktojnë datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do t’i zbatojë qeveria kalimtare e formuar 100 ditë para mbajtjes së tyre.

“Kemi një lajm të mirë për të kumtuar se partitë arritën marrëveshje pothuajse një vit prej marrëveshjes tonë në korrik të vitit të kaluar për zbatimin e mëtejshëm të Marrëveshjes së Përzhinës. Shpresa jonë është se me marrëveshjen do të vendoset rruga drejt zgjedhjeve të besueshme, ku do të marrin pjesë të gjithë dhe do të jenë të pranueshme prej të gjitha partive”, deklaroi Bailey.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close