Sovraniteti i leckosur

Fahri Xharra
Gjakovë,21,07,16


Bombardimi pothuajse i përditshëm i shoqërisë shqiptare me marrëzira të tilla omane, dhe paraqitja e shpeshtë e këtyre rasteve klinike në median shqiptare, e bën të domosdoshëm krijimin një institucioni që të merret me mbrojtjen e “konsumatorit” nga ky helm i përditshëm që vjellin këto fundamentalistë otoman. Shqiptarët duhet t’i qëndrojnë sa më larg këtij helmi mediatik ashtu siç u qëndrojnë larg ushqimeve që tashmë e kanë tejkaluar prej kohësh datën e skadencës. Shqiptarët e kanë sot më të nevojshme se kurrë të rifreskojnë kujtesën e tyre historike, për të kuptuar se cila është rruga që duhet të ndjekin. Nuk mund të bëhesh pjesë e botës së qytetëruar duke mbajtur veshur rrobën e anti-qytetërimit. Për t’u bërë pjesë e botës së lirë e të zhvilluar, populli shqiptar duhet domosdoshmërisht që të flakë rrobën e kalbur të trashëgimisë së dhunshme osmane që e mban veshur prej 6 shekujsh. Dhe kjo rrobë e kalbur anti-kombëtare nuk flaket dot duke valëvitur flamujt kombëtarë e duke festuar përvjetorët e “pavarësisë.” Ajo flaket vetëm me rizgjimin e ndërgjegjes kombëtare, e cila fle “e strukur” prej shumë shekujsh nën zhgunin e rëndë të fatalizmit osman. (nga George Santayana )

I kam kaluar vitet 1968, 1974, 1981, 1990 , 1999 dhe keto 17 vjet pas 1999-tës. Ndryshimi është i madh ; në mendje , në të menduar dhe në falënderim të asaj që jemi aty ku jemi . Me vjen shumë keq qe nipërve, bijve tanë , nipërve tanë nuk iu kemi bartur në ndërdije datat e cekura më lartë.
Ta mendojmë një shqiptar të Kosovës , Maqedonisë apo të Luginës së Preshevës të para 1968 –tës , ta paramendojmë se si dhe me çfarë ndjenje fliste ; sa ishte shqiptar në vetvete , sa i frigohej dhunës dhe sa e dinte se ku do ta zbardhë të nesërmen e tij.
1968 – ta ishte viti kur shumica e shqiptarëve të Kosovës e me gjerë për herë të parë e shihnin flamurin kombëtar . Ishte e njëjta si në 1912 –tën , kur Austria na e rikujtoi flamurin e Skënderbeut .
1974 – Kushtetuta dhe Universiteti shqip – të menduarit shqip pa frikë .
1981 – rikthim në kthetrat e Serbisë , askujt nuk i shkonte mendja se do ta harrojmë atë që e kishim arritur.
1990 – burgosje kushteture një populli
1999 – një hap i madh historik; për herën e parë në historinë e fundit 1000 vjeqare , civilizimi e luftoi anticivilizimin .
Këto 17 vite pas 1999-tës , një turp kombëtar ; të mashtruar dhe si të tillë të pa falënderueshëm për arritjen e 1999-tës .

(“”””Prishtinë. Viti 2010. Nipi i sulltanit viziton Prishtinën, dhe pritet në mënyrë madhështore .Të dy vëllezërit i luten së bashku allahut përpara varrit të sulltanit. Më vonë, bashkohet me ta edhe Naim Tërnava, dhe të gjithë së bashku luten për shpirtin e sulltanëve. Ternava deklaron publikisht se lutjet jane pranuar dhe tashmë të gjithë sulltanët pa përjashtim janë ne xhehnet. “Mëshira” e allahut të Muhametit është kaq e madhe sa ai ka vendosur që secili nga sulltanët, për të mirat që kanë bërë gjatë jetës së tyre, do të ketë haremin e tij edhe në botën tjetër. ‘Allahu akbar’ thërrasin të tre njëherësh. Pas kësaj, falenderohet Erdogani , dhe i rikujtohet atij mbështetja e vazhdueshme që turqit u kanë dhënë aspiratave të shqiptarëve gjatë 6 shekujve “bashkëqeverisje” shembullore.””””””)

Këto fjalë në thonjëza nuk ishin që nga 1968 . Viti 2010 ishte viti i dorëzimit të sovranitetit.
Si pasojë e sundimit osman-serb, sot trojet shqiptare nuk janë vetëm të prapambetura, por janë të ndara edhe fizikisht prej më shumë se një shekulli. Dhe jo vetëm të ndara fizikisht por edhe shpirtërisht. Nuk mund të ketë harmoni shpirti i një kombi kur një pjesë e këtij shpirti vlon nga dëshira për t’iu bashkuar botës së qytetëruar ndërsa një pjesë tjetër zhgërryhet në nostalgjinë osmane që është armiku kryesor i botës së qytetëruar dhe zhvillimit psikologjik e shpirtëror të njeriut. Në gjendjen ku ndodhet sot populli shqiptar, çfarë kuptimi ka të festosh festën e pavarësisë kur një pjesë e konsiderueshme e kombit nuk e ka fituar akoma lirinë? Ç’kuptim ka të festosh festën e flamurit kur ngado që të hedhësh sytë, simbolet e skllavërisë osmane janë të dukshme, dhe shpesh ndihesh sikur nuk je në tokë shqiptare por në ndonjë shkretëtirë të humbur, ku çuditërisht njerëzit flasin shqip?

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close