A do të ketë “shkurorëzim”të Turqisë dhe NATO-s…Një Turexit??

Grushteti i dështuar në Turqi ka rritur oreksin e lojtarve anti perendimor në atë shtet, e i cili nuk është se është shfaqur tek tash.Në fakt politika turke ka kohë që ka filluar të nxjerr akuza here me gjysmë zëri e here ma ashpër në drejtim të kësaj kulture politike dhe shoqërore.Edhe në rastet kur kishte të bënte me Bashkimin europian edhe në të tjera raste.
Tani pas këtij grushteti të dështuar hendeku vetëm sa është thelluar dhe ka shkuar deri aty sa të preken edhe me NATO dhe me SHBA,mu sikur të ishte porositur nga dikush.
Se asgjë nuk do të jetë më ashtu siq ishte në aleancë wë ka zgjatur për më shumë se gjashtë dekada,ishte e qartë qysh në batën kur u tentua grushteti,dhe orgnet zyrtare në Ankara akuzuan aleatët se u kishin ndihmuar organizatorve të grushtetit.

 

“Është fjala për rrëzim të pushtetit të ligjshëm,dhe kërcnim global.Në rend dite mund të gjendet rishikimi i miqësisë me Amerikën”,kishte porositur ashpër kryeministri turk Binali Yıldırım.cedc066f-1944-468b-a4fd-854ee78df357
Njëkohësisht ,Erdogan duke sulmuar bazën ushtarake të NATO-s në jug ka drejtuar gishtin kah Amerika ,kurse disa analistë e kishin komentuar këtë si porosi se Turqia mundet edhe pa ta.
“Nëse doni ta mbani bazën në Incirlik,duhet ta ekstradoni Gylenin,i cili është njëri nga organizatorët e grushtetit”,ka thënë Erdogan.
Përderisa Washington ishte përgjigjur përmes J.Kerry-Sekretarit shtëtror:”Si anëtare e aleancës,Ankara është e obliguar që ti rrespektoj kriteriumet e shtetit ligjor,prandaj edhe kundrejt atyre që i dënon për grushtet”.
Turqia i kishte ndërpre rrymen bazës ushtarake në Incirlik dhe tek të premten ua kishte lëshuar përsëri.Ushtarët amerikan gjatë gjithë kohes ishin detyruar të përdornin Gjeneratorë.
Kështu që vetëm për pak ditë ka ndrruar pamja e regjionit një nga më të rëndësishmit gjeopolitik botëror,dhe tani shtrohet pyetja se mos ndoshta Turqia po përgatitet ta lëshoj aleancën me NATO-n?Ose do ti shkoj rrugës së De Gol kur ai i ngriu aktivitetet ushtarake të Francës në NATO!?

Por për të ndodhur kjo ëashtë shumë vështirë mu për shkakun se Turqia,kjo pikë strategjike me rëndësi globale për aleancën ka tepër peshë dhe rëndësi strategjike,kështu që ndoshta do të vijë deri te një ngrirje e përkohëshme,e ndoshta deri sa Ankara ti arrij disa caqe të veta politiko-ushtarake…Por mund të ndodhë edhe e kundërta sepse Ankara akoma mendon se SHBA dhe NATO ishin të involvuara në grushtet dhe do të ketë rishikim të mardhënieve,dhe se këtu ka edhe një pikë rënduese në mes aleatëve e ajo është kërkesa e Turqisë për ekstradimin e Gylen të cilën gjë nuk do ta bënte SHBA sepse mbrojtësit e Gylen-it kanë ndikim të madh.

 

proinformacion.com

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close