Ec e mos e lexo Lis Bukurocen !

Fahri Xharra 
Gjakovë 24.07.16


Nuk mundesh të anashkalosh shkrimet e Lis Bukurocës. Unë i lexoj me ëndje; kanë guxim , logjikë, atdhedashuri ; i kanë ato që shkrimeve tjera iu mungojnë . Lexo or i uruar !
13599904_10207037200392540_4241789206983676917_nEc e mos e lexo Lis Bukurocën : “Fëmijën duhet edukuar, jo zbutur si kafshën!” E madhe kjo.
Sa bukur e spjegon edukatën e sakatosur rurale : “ Politikanët tanë makiavelistë janë rezultat i një edukate rurale. Se kemi politikanë që na zhgënjejnë vazhdimisht, mund të shpjegohet vetëm me edukatën e keqe që kanë marrë në shtëpi. Duke pasur frikë nga prindërit, fëmija detyrohet të gënjejë. Ai qysh në fëmijëri kupton se gënjeshtra, zgjidh telashe dhe garanton mbijetesën të rehatshme. Aty fëmijë dhe prindër kanë distancë emocionale, sepse njëri shtyp, tjetri është i shtypur. Ky raport familjar mund të përligjej dikur, jo mirëpo sot. Nëse në Perëndim familja lidhet me emocione, me dashuri dhe partnerët edhe me intimitetin, tek ne lidh gjymtyrët familjare varësia, interesi dhe dhembshuria.”
Duhet gjetur shkaqet e shkërmoqjes së individit ,është punë e sociologut, është punë e psikologut është punë e një shoqërije të rilindur në një system të ri , atu ku askend nuk e ke mbi krye , nuk është koha e “ Rrahja nuk është dashuri dhe nëse po, atëherë edhe rrahja serbe, ishte dashuri.”
Në fillimin e pas luftës , atëherë kur e pinim ekspresson pa dro, me rastisi të dëgjoj një këshillë që një baba i ri ia jepte femiut shumë të vogël “Mrrolu ! Mrrolu djali im !”
“Mungesa e dashurisë dhe sinqeritetit në familje, krijon fëmijë me drejtpeshim të çrregulluar. Shpirti i fëmijës mund të krahasohet me një gotë ujë. Sa herë të dridhet, derdhet diçka jashtë. Mund të krahasohet edhe me një fidan të vogël dhe çdo piskamë apo rrahje, është një shtrëngatë që përplasë atë përtokë. Fëmijët nuk edukoheshin aty, por manipuloheshin, u shpërlahej truri. Ata nuk edukoheshin, por zbuteshin, siç zbuten kafshët e egra. Mungesa e asaj dashurie atërore, mosdepërtimi i pedagogjisë nëpër shtëpi, shkakton sëmundje shpirtërore në një popull, qeliza e parë e së cilës është pikërisht familja. Si rezultat, shfaqet një popull i dezintegruar, pa norma dhe pa kohezion të brendshëm.
Lisi shkruan dhe logjikon , ai e thotë atë që askush nuk e ka thënë : “Kur familja nuk është e shëndoshë, nuk mund të jetë as tërësia, populli. Është e lehtë të kërkojmë politikanë të sinqertë, jo gënjeshtarë, jo makiavelist, por rrallë herë mund të kemi fatin t’i përjetojmë ata, sepse sjelljet e tyre, tregojnë se ata janë prodhim i një stërvitjeje në një Bashkësi Ekonomike interesash, pastaj kazerme mburravece, ku rrallëherë dikush përparon pse duhet, por për inat të të afërmeve bëhet çdo gjë, nga dasma, deri tek ndërtimi i shtëpisë.”
Pra , jemi të zhgënjyer me politikanët që janë rezultat i edukatës rurale, folklorike .
Lisi na e sqaron në mënyrë shumë të thjeshtë se “Në familje të tilla, as dasmat nuk janë tubim gostie dhe dashurie. Aty nuk ftohen ata që duhen në mes vete, por dhjetëra ose më shumë që smirohen, sepse ai që martohet, nuk ka ndërmend të përjetojë një hare me të dashuritë e vet, me familjen e vet të ngushtë, por do të ftojë edhe qindra veta, për të treguar fuqinë apo superfuqinë e Bashkësisë Ekonomike dhe kazermës rrethuar me mure, ku shtëpitë janë ndërtuar si kasollet në epokën e paleolitit, në një oborr.”
Edhe unë si Lisi “Kur unë isha fëmijë dhe po vështroja burrat nga poshtë lartë, ndjehesha i lumtur se isha lindur me gjenitale, që më garantonin përparësi të përjetshme. “
Kur unë isha nxënës i klasës së parë, qaja me vajzat e lagjes sa herë vajtonin të dielën kur bëheshin nuse. Kur isha unë fëmijë dhe mundohesha të kuptoj motivin e martesës, vashat trishtoheshin kur vinte çasti i martesës, sepse ato braktisnin një gati- burg, për t’ u futur në burgun tjetër, që nuk e njihnin: Ato nuk njihnin as gardianin, që merrnin për burrë.
Lis ,edhe unë “Kur isha unë fëmijë, babai mund të përqafohej vetëm kur shkohej në ushtri apo kur shkohej në mërgim për ta mbajtur familjen e tij, që ai kishte krijuar, por nuk ishte në gjendje ta ushqejë. ““Kur isha unë fëmijë, burrat fotografoheshin me dorën e majtë mbi gjoks për të treguar orën e dorës. Kur isha unë fëmijë disa burra mbanin revole në shokë dhe gjoja pa dashje, lëviznin xhaketën për ta treguar. ( e ata që mbanin revole ,ishin spiuna )

Kur isha unë fëmijë nuk e dijase “Kur familja nuk është e shëndoshë, nuk mund të jetë as tërësia, populli. Është e lehtë të kërkojmë të sinqertë, jo gënjeshtarë, jo makiavelist, por rrallë herë mund të kemi fatin t’i përjetojmë ata, sepse sjelljet e tyre, tregojnë se ata janë prodhim i një stërvitjeje në një Bashkësi Ekonomike interesash, pastaj kazerme mburravece, ku rrallëherë dikush përparon pse duhet, por për inat të të afërmeve bëhet çdo gjë, nga dasma, deri tek ndërtimi i shtëpisë. “
Ishe dhe isha fëmijë , mik i nderuar Lis Bukuroca

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close