Sa lexojnë arabët ?

Fahri Xharra,24,07,16
Gjakovë


Nuk e di se ku ishte qëllimi i gjithë asaj kampanje në tokat shqiptare që të lexojmë vetëm një libër dhe atë disa herë në ditë ; nuk është e kuptueshme se si ramë në kurthin e atyre të cilët ia dëshironi kombit lakun në fyt , duke mohuar çdo gjë të shkruar shqip , duke mohuar çdo shkrimtar shqiptar , duke errësuar një ardhmëri të një kombi të tërë .
Në Shqipëri fitoi “demokracia “ e cila nuk ishte vetëm se një shkarravitje në trurin e pa formuar, të kufizuar dhe të tjetërsuar. Në Kosovë e fituam shtetin e ri, shtetin e dytë shqiptar të cilin një mori kombesh ia kanë zilinë sepse nuk e kanë;por i “dogjëm “ librat me dëshirën e atyre që nuk munden të na shohin ashtu gati për një ardhmëri kombëtare europiane.
Si t` iu shpjegojmë brezave të rinj se na hasi “sharra në gozhdë “ dhe ne këtyre 17 viteve i mësuam që të mos lexojnë , që të mos mësojnë sepse vetëm një libër “është “ për ne që të mbytemi në errësirën e prapambetjes. E kush ? një popull që i pari e formoi shkrim-leximin.
“Dija nuk fitohet vetëm me një libër. Me një libër ikim prapa për disa shekuj. Religjion nuk mëson të prodhohen barëra, makina, avion, kompjuter, por çdo njëri prej tyre, ka ndaluar librat tjerë, prandaj edhe nuk ka lejuar shkollat derisa kanë pasur pushtet.” ( Lis Bukuroca )
Religjioni është besim, nuk është dije. Besimi nuk kërkon dije shtesë, por bindje. Dije prodhon shkenca. Dija kërkon lexim të vazhdueshëm, të qindra librave. Humanizmin e impresionojnë llojllojshmëritë, religjionin e impresionon njëllojshmëria, uniteti i brendshëm, segregacioni, krijimi i enklavave. Kjo është në kundërshtim me natyrën e njeriut. Ka pasur dhe do të ketë gjithmonë besime të ndryshme. Kur të pranojmë këtë realitet të madh dhe të pandryshueshëm, kemi dhënë një kontribut të madh për ruajtjen e paqes në botë- na e thotë Lis Bukuroca

I kam dy tituj për ti biseduar , sepse që të titujt që i gjeta duke lexuar , (jo vetem atë çka më thotë dikushi ) : Maja e të gjitha frikave : “Arabët lexojnë vetëm 6 minuta në vit, tregojnë hulumtimet” ( Sum of all fears: Arabs read an average of 6 minutes a year, study reveals )
Fondacioni i të menduarit arab “Fikr “, lajmëron se mesatarja individuale e të lexuarit tek arabët është ¼ e faqes së librit mbrenda vitit për person krahasuar me 11 libra të lexuesit amerikan dhe me 7 libra të lexuar nga lexuesi britanik në vit, po ashtu për person. ((Reuters)
(Arab Thought Foundation’s Fikr released its fourth annual cultural development report that said an Arab individual on average reads a quarter of a page a year compared to the 11 books read by an American and seven books by a British person. (Reuters) )
Kombet e bashkuara raportojnë që çdo vit në boten arabe publikohet një libër në 12.000 veta, duke krahasuar me 1 libër në 500 veta në Britani .
Ministria e punëve të jashtme të Israelit (MFA) raporton që aty shtypen ( botohen ) mbi 4000 libra në vit duke e bërë Izraelin botuesin e dytë botëror per- capita te librave ne botë ,pas RP të Kinës

Edhe kjo “ (A general lack of educational opportunities in poor Arab countries can also add to these facts. Research for the Arab League region estimates that about 100 million people ─ almost one in three – struggle to read and write.” )
Studimet mbi regjionin e Liges Arabe ( 100 milion ) tregojnë që vetëm çdo i treti i tyre di shkrim lexim.

O zot , po ku jemi ne ? mos ma shqyej ardhmërinë !

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close