Visar Ymeri: Demarkacioni nuk kalon.Do ta ndalim me çdo kusht

vv-240716PRISHTINE, 24 Korrik/ATSH/- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka nisur të planifikojnë dhe të organizojnë aktivitete e rezistencës për ta parandaluar ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Ai u ka thënë aktivistëve të Vetëvendosjes që të kenë prioritet organizimin e aksioneve dhe protestave që do t’i organizojë Lëvizja Vetëvendosje.

Ymeri i bëri këto komente në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ku tha se qeveritaret po mundohen të kthejnë çështjen e Demarkacionit në tryezat politike, por Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të ndal çdo vendim të tillë.

“Beteja të rëndësishme po na presin dhe është shumë rëndësishme të qëndrojmë pranë shumë njëri-tjetrit në muaj dhe vite që po vinë. Nuk duhet të lejomë që pozitat e dikujt në lëvizje të bëhen arsye për largimin e aktivisteve të tjerë….Ne nuk e duam pushtetin për vete, në pushtetin duam të ia japim qytetarëve, popullit, programit dhe ideve tona dhe aspiratave kombëtare… Qeveritarët tanë do ta provojnë ta rikthejnë në tryezat politike çështjen e Demarkacionit, por ne jemi të vendosur ta ndalim çdo vendim të tillë që është katastrofë për tërsinë territoriale të kësaj Kosove që është çliruar me gjak. Tashmë kemi nisur të planifikojmë dhe të organizojmë aktivitete tona të rezistencës, prandaj shfrytëzoj rastin të kërkoj nga ju që të keni prioritet organizimin e aksioneve, e protestave që do të nd ërmarr Lëvizja kundër Demarkacionit sepse së bashku nëse tregojmë të njëjtin vetë-sakrifikim kemi për të ndalur sërish me çdo kusht”, tha Ymeri.

Protestat masive dhe gatishmëria e tyre brenda dhe jashtë kuvendit, refuzimi i frikës përballë shtypjes policore, sipas Ymerit kanë qenë momente të vështira përballë pushtetit anti-popullor dhe despotiv.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close