Tani e tutje,në Greqi qytetarët mund të votojnë që nga mosha 17 vjeçare

ATHINË, 24 korrik /ATSH-TANJUG/ – Deputetët grekë votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që parashikon uljen e moshës në të drejtën për të votuar, që tashmë bëhet 17 vjeç.

greek-vote

Ligji do të hyjë në fuqi në zgjedhjet e ardhshme, të parashikuara për vitin 2019.

Njëkohësisht, deputetët miratuan edhe një ndryshim tjetër, atë të heqjes së të drejtës për të marrë 50 vende bonus në parlament nga ana e partisë që fiton zgjedhjet.

Partitë e koalicionit qeveritar, SYRIZA e kryeministrit Aleksis Cipras dhe të djathtët ”Grekët e pavarur” votuan për ndryshimet, përfshirë Partinë Komuniste dhe partitë e qendrës./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close