Erdogan, po na vjen keq por ti nuk na vlenë as sa vesh’t e Beratit!

Tani kjo e “qumja peshë” qysh thot populli,e Erdos nuk ka të ndalur,dhe ai dhe suita e tij kanë vazhduar luften e ndyrë kundër vlerave që e karakterizon një shoqëri ku vlerësohet fjala dhe mendimi i lirë.Ai ka vazhduar atë që ka filluar dhe e ka provuar edhe në vende shumë më të forta dhe të lira si Gjermania,me Kosovën e vogël dhe lehtë të lëndueshme dhe të shantazhueshme ekonomikisht.

Ju kujtohen kërkesat direkte dhe të paturpshme të qeverisë turke drejtuar organeve tona për ndryshimin e hitorisë?Po sigurisht se po!Tani prap ka një kërkesë.Të thyhet dhe të nëpërkëmbët edhe ajo pak liri e të shprehurit në Kosovën e hutuar dhe në udhëkryq.

ai tërë këtë fushatë nuk e bënë se i ka ngelur hatri por si një fushatë e thyerjes,heshtjes së rezistencës dhe më pastaj ndarjes së sferës së influencës,nënshtrimit të Ballkanit s’bashku me Rusinë,edhe atë jo si dy kundërshtarë që thyejn heshtat këtu por që i bashkojnë ato në ndarjen e presë,përmes kuajve të trojes që ata veq i kanë në Ballkanin,edhe ashtu të trazuar.Mardhëniet e këtyre dy shteteve tua kujtojmë ishin të shkëlqyera në të gjitha fushat,mjafton e të shkoni e ti shihnit Rusët duke bërë kokrren e sefasë nëpër jahtat dhe bregdetin turk…deri sa u rrëzua ai aeroplani rus…por tani e kuptuam se edhe atë nuk ia bëri miku mikut…por dikush që nuk deshi mardhënie të mira në mes Putinit dhe Erdos..Por edhe këtë e sqaroi Erdogani,i kërkoi falje mikut dhe i tha nuk e bëra unë..eja vazhdojmë gjahun në Ballkan,sikur i thanë njëri tjetrit.

Ai,Erdogani përmes avoketëve të tij kishte kërkuar dënimin edhe të një satiriku dhe moderatori gjerman,Jan Böhmermann duke e quar lëndën në gjykatën gjermane për një këngë satirike që ky kishte bërë dhe përmes saj kishte thumbuar kryetarin tur.

Ai tani ka vazhduar të merret përsëri me njerëz të fjalës së lirë,dhe përmes dores së tij të zgjatur në formë ambasadoreje ka kërkuar dënimin e Berat Buzhalës,për fjalën e tij të lirë,ose për prononcimin e tij në një rrjet social të lirë,të cilin e përdorë kushdo e biles edhe kriminelët për krimet e veta të cilat as nuk i shkon mendja Erdoganit që ti padisë ose ndëshkojë.Ne mund të diskutojmë se a ishte Berati gjithmonë në krye të detyres dhe se a ishte gjithmonë ai profesionalist apo jo por të ngarkosh një ambasador dhe ai të kërkoj në një shtet (Sovran) ta dënosh për një postim të lirë në Facebook edhe biles tia përcaktosh edhe dënimin,kjo nuk do koment …!!!

Ajo që të trishton është ndryshimi edhe pse në të dyja rastet djallzor,në mes raastit ë moderatorit gjerman dhe këtij veshmadhit tonë…Në Gjermani rasti u ndoq përmes organeve ligjore,përderisa këtu tek ne ndodhi e kundërta,kush pyet ligjin sepse ai urdhëron shtetin komplet si të tillë.Çka tregon kjo,apo kjo s’tregon asgjë tjetër përveq atë se Turqia nuk e merr seriozisht aspak shtetin tonë të dashur të quajtur Kosovë..ose ndryshe cili shtet urdhëron,që ta burgosë shtetasin e vet dhe i përcakton edhe dënimin,ose ka gjëra të tjera që i vjen era vazaliteti këtu që ne fare nuk i dijmë dhe as nuk i kuptojmë,sepse shkojnë thellë dhe arrijnë në interesa të mëdha kapitale ekoomike si aeropoti,BKT,Autostrada,KEDS….shumë të tjera!
Berati,edhe me veshët e tij të mëdhenj dhe kajhere edhe jashtë domeneve profesionale e here here interesgji prej profiteri e edhe i verdhë në profesion,por prap se prap është i yni dhe ne jemi me Beratin.Berat,jemi me ty!

 

Xh.Arifi/proinformacion.com

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close