A po mundohet Turqia të godas në mardhëniet e shkëlqyera në mes të Kosovës (Shqiptarëve) dhe SHBA-së?!!

ss-160715-turkey-coup-mn-10_dea88cd73182cdb5e88e9f994ec2e3e4.nbcnews-ux-2880-1000Pas dështimit të grushtetit të dështuar të 16 korrikut në Turqi,organet qeveritare të atjeshme si dhe disa media kanë filluar të drejtojnë gishtin gjithanej,thuase e gjithë Bota qenkësh marrë me atë punë.
Në një mënyrë po tjetren po involvohet edhe Kosova,dhe tani dilet me pretendimet se oficerët turq që kanë shërbyer në batalionin turk në kuadër të NATO dhe të tillë që kanë shërbyer në misionin special të BE në Kosovë,kinse janë përfshirë në tentim grushtetin,kishte njoftuar një zyrtar turk,për Anadolu.

Ky fakt të çon në mendime të caktuara,shkruan Anadolu,duke u thirrur në një zyrtar turk i cili ka shërbyer në Kosovë.Sipas mendimit të tij ,nuk përjashtohet se “organizata FETÖ,në krye të së cilës ndodhet ( i shumë përfoluri) Gulen e ka shfrytëzuar Kosovën si një ‘Qender rehabilitimi’ “.
“Fakti se një numër i oficerëve pjesëmarrës në tentim grushtetin,më heret kishin shërbyer në Kosovë dhe Bosnie,e forcon mëdyshjen se organizata FETÖ,lirisht ka vepruar në këto vende”shkruan kjo agjensi duke u thirrur në këtë zyrtarin turk.

Dhe merreni me mend që goditja të jetë më e madhe dhe e gjithëanëshme,Shqiptarët përfshihen në një kontekst të mardhënieve të shkëqyera të tyre me SHBA dhe pretendohet kjo si më poshtë nga kjo agjensi:”Kosova dhe Shqipëria janë vende të cilat nuk mund të bëjnë asgjë e cila bie ndesh me politikën e SHBA-ve,dhe duke marrë parasysh mbështetjen që Washington i jaep organizatës FETÖ,këto vende të përmendura janë një trampolinë e mirë për organizatat terroriste”thuhet më tej në njoftim!!!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close