Papa Françesku:Bota humbi paqen,prandaj është në luftë

papa francesco felice-2KRAKOV (Poloni), 27 korrik /ATSH-DPA/ – Gjatë një interviste për gazetarët, ndërkohë që udhëtonte me aeroplan drejt Krakovit, Poloni, për të marrë pjesë në Ditën Botërore të Rinisë, papa Françesku deklaroi se bota është në luftë.

“Nuk duhet të kemi frikë për të thënë se bota është në luftë sepse ka humbur paqen. Është një luftë interesash, luftë parash, luftë për burime natyrore… Nuk jam duke folur për një luftë besimesh fetare, pasi të gjitha ato duan paqen”, theksoi ai.

Rreth 500 mijë të rinj nga 187 vende të botës pritet të marrin pjesë në qytetin jugor polak për këtë festë.

”Me presidentin francez, François Hollande fola si me një vëlla”, tha mes të tjerash papa Françesku, lidhur me sulmin e dy ekstremistëve në një kishë në veri të Francës, ku një prift u vra gjatë një meshe.

Gjatë kësaj vizite, papa i lindur në Argjentinë, do të vizitojë edhe kampin e përqëndrimit të Aushvicit./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close