Kumbaro:Doku Fest,Faktor ndërkombëtar i diplomacisë kulturore

Photo nga Konferenca 2Tiranë, 29 Korrik/ATSH/.- Të zgjedhur nga një numër rekord prej rreth 5,000 aplikimeve,në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër Dokufest, që do të zhvillohet nga data 5-13 gusht do të prezantohen 250 filma nga 57 vende.

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur të premten në Tiranë, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, u prezantua programi i plotë i edicionit të 15-të të festivalit.

Ministrja Kumbaro, në fjalën e saj foli për mbështetjen e këtij edicioni të DokuFest nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë.

“Ky bashkëpunim është shumë më tepër se mbështetje financiare. Që prej 15 vitesh DokuFest ka ndërtuar një sistem vlerash dhe tani nuk është DokuFest që ka nevojë për mbështetje financiare, por institucionet kanë nevojë për DokuFestin që të dëshmojnë se cfarë mund të arrijë skena e pavarur e artit”, theksoi Kumbaro.

Sipas saj, DokuFesti jo vetëm se është bërë brend shqiptar, por është faktor ndërkombëtar i diplomacisë kulturore.

Drejtoresha e festivalit, Nita Deda, e nisi prezantimin e aktiviteteve shtesë të DokuFest, duke theksuar interesimin e madh të prodhuesve të filmave.

“Këtë vit kemi shënuar një numër rekord të aplikimeve, rreth 5 mijë regjisorë kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë e festivalit dhe janë dëshmi e rritjes së tij,” tha ajo.

Ndërsa Veton Nurkollari, Drejtori Artistik i DokuFest, vazhdoi prezantimin e programit.

“Ky është programi më voluminoz që kemi deri tani, duke përfshirë disa nga yjet botërore të muzikës, artistin e famshëm sirian Omar Souleyman dhe këngëtaren e famshme libaneze Yasmine Hamdan. Kjo e shpreh interesimin tonë për lindjen e mesme, nuk sjellim vetëm filma nga ky rajon i trazuar, por edhe artistë dhe muzikë”, u shpreh Nurkollari.
Selektori i programit të filmave të shkurtër, Samir Karahoda, foli për filmat kombëtarë, të cilët do të kenë premierën në këtë edicion të festivalit.

“Dhjetë filma kombëtarë do të kenë premierën në DokuFest, 7 në vetë kategorinë kombëtar, njëri në garën balkanike dhe dy në program special,” tha Karahoda.

Kjo mbështetje e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë ëhtë pjesë e marrëveshjes ndërkulturore të qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës për një kalendar të përbashkët kulturor të dy vendeve.

Të zgjedhura nga një numër rekord rreth 5,000 aplikimeve, festivali do të prezantojë 250 filma nga 57 vende në 6 programe garuese dhe një numër të programeve speciale. Kategoritë garuese të festivalit janë në qendër të programit dhe përzgjedhja e këtij viti përfshinë një numër të jashtëzakonshëm të filmave dokumentarë, të filmave të shkurtër dhe eksperimental.

View From The World, programi jo-garues i festivalit, do të sjellë disa nga filmat më të rëndësishëm të këtij viti në Prizren, përfshirë fituesit e Sundance, Berlinale dhe SXSW, ndërkohë eksplorimi i vazhdueshëm i Pamela Cohn i dokumentarëve për muzikë do të prezantohet në kategorinë Substancat Magjike: Muzika në Film, kategori e cila premton një shikim emocionues dhe eksperiencë të dëgjimit kujtdo që i dorëzohet.

Festivali do ti bëjë homazh mjeshtrit të madh të kinemasë iraniane dhe botërore, Abbas Kiarostami, i cili vdiq më 22 korrik të këtij viti, me shfaqjen e filmit të tij ikonik Taste of Cherry. Festivali po ashtu do ti bëjë homazh Chantal Akerman, një tjetër mjeshtre të kinemasë, e cila dhimbshëm vdiq vjet, me shfaqjen e filmit të saj të fundit No Home Movie, si dhe shfaqjen e verzionit të restauruar të kryeveprës Jeanne Dielman, 23 Commerce Quay, 1080 Brussels. Një intervistë me Akerman, e xhiruar disa muaj para vdekjes së saj nga artisti nga Bosnja Ibro Hasanovic dhe me rastin e vizitës së Akerman në Kosov, do të shfaqet në kete festival.

Pëveç konferencës, organizatorët e DokuFest do të qëndrojnë sot në Tiranë për shfaqjen e një pjese të programit të svijetëm të filmave. Filmat do të shfaqen sot, më 29 korrik 2016, tek instalacioni “Reja” i Fujimotos, përpara Galerisë së Arteve në Tiranë, në orën 20:00./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close