Të sapo lindurit duhet ushqye menjëher me gji,qysh në orën e parë

TIRANE, 30 Korrik/ATSH/-Rreth 77 milionë të sapolindur kudo në botë– ose 1 në 2 – nuk ushqehen me gji brenda orës së parë të lindjes, duke iu mohuar atyre lëndën ushqyese bazë, antitrupat dhe kontaktin e lëkurës me nënën e tyre që i mbrojnë ata nga sëmundjet dhe vdekja, deklaron UNICEF.

ushq me gj

Progresi i ushqyerjes me gji i sa më shumë të sapolindurve brenda orës së parë të jetës ka qenë i ngadaltë gjatë 15 viteve të fundit, tregojnë të dhënat e UNICEF.

Sa më shumë të vonohet ushqyerja me gji, aq më i madh është rreziku i vdekjes në muajin e parë të lindjes. Vonesa e ushqyerjes me gji me 2-23 orë pas lindjes rrit rrezikun e vdekjes gjatë 28 ditëve të para të jetës me 40 për qind. Vonesa me 24 orë ose më shumë rrit rrezikun deri në 80 për qind.

Në shkallë globale, vetëm 43 për qind e foshnjave nën gjashtë muaj ushqehen plotësisht me gji. Foshnjat që nuk ushqehen fare me gji kanë 14herë më shumë gjasa që të vdesin sesa ata që ushqehen vetëm me gji.

Në Shqipëri, ka pasur arritje të konsiderueshme që rezultuan në rritjen e përqindjeve të ushqyerjes vetëm me gji, nga 11% në vitin 1998 në 39% në vitin 2009, por proporcioni i të sapolindurve që fillojnë ushqyerjen me gji brenda orës së parë të jetës mbetet në shkallën 43% (Burimi: DHS 2009).

Gjithashtu, UNICEF vlerëson rolin e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësornë monitorimin e rregullt të zbatimit të ligjit të kryer në vitin 2015 dhe 2016,  për monitorimin e zbatimit të Ligjit “Për mbrojtjen dhe promovimin e ushqyerjes me gji”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close