Sapo ka filluar lufta e “ndytë” në mes Clinton dhe Trump,në garën për Shtëpinë e Bardhë!

Sapo janë nominuar për në Shtëpinë e badhë në mënyrë zyrtare dhe vetëm se kanë filluar luftën e ashpër në mes tyre me fjalë edhe fyerse për njëri tjetrin.
Që të dy kandidatët Dunald Trump dhe Hillary Clinton,nga anë të kundërta të SHBA,kështu kanë bartur luften e tyre për Shtëpinë e bardhë në shtetet kyqe për zgjedhjet.

2016-30-7--12-26-49

Përveq kësaj ata kanë shfaqur dallime të mëdha në qëndrimet e tyre për SHBA në më pak se 100 ditë para daljes në vendvotime,përcjell AFP.
Kjo agjensi gjithashtu thotë se kjo kampanjë është njëra nga ato që ka sjellë ndarjen më të madhe në historinë moderne të SHBA-së dhe futet në fazë të re pasi që demokratët dhe republikanët kanë nominuar kandidatët e tyre.
Clinton ,pasi kishte fituar nominimin historik të saj,në Philadelphi,femra e parë që një parti ka nominaur për presidente të SHBA,menjëhere ka nisur turne me autobusë nëpër Pennsylvania dhe Ohio.
Përderisa në Colorado,në një shtet kyq perëndimor,kandidati republikan,Trump ka porositur se nuk do të jet ma i “butë” në kampanjë.Ai,fjalimin e kundershtares së tij të mbajtur në konventen zgjedhore të demokratve e ka quajtur “mesatare”,dhe e ka quajtur rrence dhe se është betuar se do të ndalë migrimin e refugjatëve sirian.
“po filloj me u pajtua me ju”,u ka thënë Trump përkrahsëve të tij të cilët bënin thirrje “Në burg ” dë llogari të Clinton.ai ka porositur se tani e tutje do jet pa dorëza.
“Mbani mend,ky Trump më nuk do të jet “djalë i mirë'”,ka thënë kandidati republikan.
Përderisa nga ana tjetër Clinton ka porositur se Trump ëashtë kërcënim për demokracinë dhe po mundohet ta përfitoj një pjesë të klasës punëtore e cila përbënë bazën e trupit votues të Trump.Për këtë shkak,Clinton e ka sulmuar Trumpin për shkak se siq thotë ajo kompania e tij shumë produkte i bënë jashtë Amerikës-SHBA-së.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close