30 mijë nga Kosova dhe Maqedonia,destinacion bregdetin shqiptar për pushime

TIRANE, 30 Korrik/ATSH/- Fluks i madh i turistëve ka përfshirë shtetin shqiptar ku raportohet se rreth 30 mijë shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë kanë kaluar pikën e kalimit kufitarë Morinë.

61975

Ky numër i madh i turistëve të cilët po shkojnë për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar  nuk është shoqëruar me orë pritje apo incidente të tjera pasi autoritetet e të dyjave palëve kanë punuar me kapacitete të plota.

Sipas të dhënave në pikës së kalimit kufitar të Morinës, gjatë javës të lënë pas, 30 mijë shtetas kanë kaluar në doganën e Morinës për të kaluar fundjavën në Shqipëri.

Ndërkohë, sipas statistikave të policisë në Shqipëri gjatë muajit korrik, kanë hyrë në vendin tonë 450 mijë shtetas nga Maqedonia dhe Kosova. Mesatarisht sipas uniformave blu kalojnë pikën kufitare rreth 17 mijë vizitorë në ditë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close