A mos po e përgatisin Kaukazin për ne ?

Fahri Xharra,02.08.16
Gjakovë


Serbia e humbur pas një akti të kryer e që ishte Kosova shteti i dytë shqiptar, e filloi një luftë të re kundër nesh me një “teknologjike” të re, ngritjen e ndjenjës osmane tek shqiptare. Dhe i pati sukses.
Turqia në anën tjetër për interesat e saja neo-osmane e financoi me të madhe këtë osmanizëm tek shqiptarët . Se si shkuan këto 17 vite të Kosovës në liri e dimë shumë mire; me politikë për mozoma keq, dhe me ndërtimin e mbi 250 xhamive të reja , si dhe me krijimin e shqiptarit të ri nga Kosova i cili nuk njeh as fe tjetër e as origjinën e vërtetë të kombit të vet.
Nuk e dimë , se me ketë e rritëm numrin e jodashamirësve ndaj kësaj krijese të re nga një popull shumë e shumë i lashtë, pra Kosovës shtet.
Na programuan që te jemi kundër çdo gjeje europiane , na “ robotizuan “ qe te marrim të njëjtin rol antiamerikan si talebanët e Afganistanit . E gjithë kjo , pjellë e një vet tradhtie kombëtare.
123A mund të kemi ardhur vërtet nga abhkazët e Azerbazhanit? A është Albania e Kaukazit vendi i origjinës së shqiptarëve të sotëm? – filluan të qarkullojnë medyshjet . Shqiptarët themi se edhe dardha më e bukur e ka bishtin prapa. Pra ?

Rahman Mustafayev, ( ambassador i Azerbaixhanit ne Greqi ) deklaroi se Shqipëria dhe Azerbajxhani kanë një lidhje të vjetër që nga shekulli i katërt para Krishtit, kur në veprat e gjeografëve të klasicizmit grek, doli një shtet i njohur si Albania dhe që gjendej në territorin e sotëm të Azerbajxhanit. Që të dy thanë se ia lënë “shkencëtarëve” të shqyrtojnë lidhjen mes Shqipërisë së Ballkanit dhe Albanisë së Kaukazit, por që të dy e gjetën këtë teori të vlefshme për të justifikuar miqësinë e sotme. Për më tepër, disa nacionalistë serbë pretendojnë se shqiptarët janë një popull kaukazian që i kanë sjellë turqit në shekullin e 16 për të shtypur serbët,“Historia e lidhjeve të përbashkëta midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë shkon prapa në shekullin e 4”, tha Mustafayev.
( Kjo ishte një ëmbëlsirë për serbët )

Pastaj : “Ekzistenca e Albanisë Kaukaziane është e vërtetuar edhe falë artefakteve. Ekzistojnë zbulime arkeologjike të cilat tregojnë se Albania Kaukaziane ka pasur shkrimin dhe gjuhën e vet popullore. Por nga shekulli i III-të edhe gjuhën zyrtare. Në territorin e Azerbajxhanit dhe në Gjeorgjinë e sotme janë ende në këmbë kishat e shqiptarëve të Albanisë Kaukaziane, të cilat thirrën edhe sot si të tilla dhe dallohen qartë nga arkitektura, edhe pse mund t’u kenë ndërruar ndonjë simbol. ( nga Shekulli )

Në kohën kur ( s`)mundohemi të hyjmë në Unesco , na del një “perlë’ e re : Behgjet Pacolli kishte postuar një mesazh në profilin e tij në “Facebook”, ku nëpërmjet edhe një foto shoqëruese, pretendonte zbulimin e një tempulli shqiptar, të hershëm, që i përket rreth 800 viteve më parë…, por që është ndërtuar në Azerbaxhian, për Mbreti i Albanisë (Roi d’Albanie).:
“Dua të ndaj me ju një foto nga një tempulli shqiptar që u ndërtua mes viteve 1216-1238 për Hasan Djalalin, i quajtur ndryshe Mbreti i Albanisë (Roi d’Albanie). (Në atë kohë nuk ishte Arbëria apo Shqipëria). Në këtë Tempull në Azerbaixhan kam parë edhe shkrimet e para me germa shumë të ngjashme me alfabetin shqiptar. Siç duket, gjuha shqipe është përdorur më herët se ‘Meshari i Buzukut’, ose shenjat e para të shqipes të gjetura në Dubrovnik të viteve 1286.”
Dhe nga zemergjerësia prej miliarderi iai tha : “I ftoj historianët e Kosovës të vizitojnë vendet ku ishte instaluar Albania Kaukaziane, gjegjësisht, pjesën jugore të Azerbaixhanit, Karabahut dhe pjesën Iraniane të Kaspikut jugperëndimor. Një sponsorizim të eksploruesve kosovarë për këtë çështje do ta mbështetja me shumë dëshirë”, shkruan Behgjet Pacolli, duke nxitur dhe inkurajuar një ekspeditë të mundshme eksploruese. “ Te falemnderit Behgjet Pocolli në përkrahjen e teorisë serbe që ne “jemi “ albanët e Kaukazit, !

Me 21. Qershor 2007 ishte mbajtur konferenca e organizuar nga Akademi serbe “ Sanu :”Problemi metodologjik në hulumtimin e prejardhjes së shiptarëve( “Методолошки проблем истраживања порекла Албанаца” nga ku doli libri” Shqiptarët , ilir të rrejshëm “ ; po e shënoj vetëm një fjali nga historianja serbe: “ Historia e Albanisë së Kaukazit është shumë e bujshme dhe shqiptarëve iu jep krenari , dhe sa më shpejt ta pranojnë “prejardhjen “ e tyre kaukaziane , aq më lehtë e kanë të binden në të “vërtetën “ e tyre historike “

Pra , biejnë bukur si shpesh kambanat se na jemi kaukazian . Ku është qëllimi?
E vështirë , të me del prej gojët ,por të jemi të sigurt që një ditë kur të gjithësh qiptarët tjerë largohen nga Kosova dhe këtu mbesim vetëm shqiptar musliman, na pret një mërgim i detyrueshëm biblik për na Albaninë e Kaukazit .

(Милутин Јаћимовић: СРБИ И АЛБАНЦИ НА СРПСКОЈ ЗЕМЉИ
У осмом веку Арапи су запосели земље око Каспијског мора и иза Каваза. Тамошње домородачко становништво су превели у ислам и водили са собом као помоћне чете у борби са хришћанима. На Средоземном мору вођене су честе борбе између Арапа, као представника ислама и Ромеја, (Византије) као представника хришћанства. Арапи су отели од Ромеја већи део Сицилије и један део јужне Италије, па да би ојачали исламско становништво у овим земљама довели су један део становништва из кавкаске Албаније. Арапско освајање Сицилије трајало је дуго времена од 827. до 878. године. Сицилија је подељена на два дела, исламски део и хришћански део, па отуда и назив Две Сицилије. … Albanci , lazhni Iliri )

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close