Ka vazhduar zëri i kundërshtimit të demarkacionit me Malin e Zi,nga struktura politike dhe nga persona kundërshtues,si nga jashtë edhe nga brenda debatit

1_0_1_1_1_457_A00000_0_0_0 (1)Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi ka thën “Kërkund në botë nuk është bërë demarkacioni në bazë të kadastrit ,dhe kjo që nga komisioni është bërë në bazë të kadastrit është sui generis tha bulliqi.ai më poshtë ka shtuar “materiali i ofruar nga Komisioni Shtetëror i Kosovës në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane është i rremë, dhe se është përgatitur pas nënshkrimit të marrëveshjes për caktimin e kufijve me Malin e Zi”.

Kishte edhe një përplasje të shkurtër verbale në kuadër të debatit në mes Xhavit Halitit dhe Ali Lajçit.
edhe kryetari i AAk Ramush Haradinaj ka kundërshtuar duke thënë se ” edhe sot nga kjo tryezë po dëshmohet që versioni i Murat Mehës është i gabuar.”

1_0_1_1_1_457_A00000_0_0_0

Prof.Zejnulla gruda ka thënë se “çfarë rëndësie ka ky debat shkencorë kur në fund konkluzionet që dalin nga kjo nuk e obligojnë askënd..dhe se qasja e lidhjes së kësaj marrveshje është tërësisht e gabueshme.”

 

1_0_1_1_1_457_A00000_0_0_0 (4)Edhe Hakif Bajrami ,kishte një diskutim interesant ku ndërlidhë faktet historike dhe tha se përfaqëson zërin e etikës dhe ndërgjrgjëjes,dhe sipas tij mos u bazoni në Ahtisara e të tillë por jepni tuajin shkencor.

 

Donika Kadaj-Bujupi ka paralajmruar se protestat do të vazhdojnë për ta kundërshtuar këtë marrveshje.
Ajo ka thënë “Duke parë se si nisi, nuk presim as këtë herë ndonjë rezultat”
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi në postimin e tij në Facebook ka shkruar :“Koreja e Veriut njihet për simpoziume shkencore dedikuar liderit Kim Jong Un.
Aty ngritet lartë madhështia dhe gjenialiteti i teorive dhe punës shkencore te liderit suprem.
Kështu filloi edhe debati i sotëm për demarkacionin, i paralajmëruar si shkencor dhe profesional.

Hashim Thaqi dhe Isa Mustafa çmuan rëndësinë e debatit shkencor për të marrur menjëherë primatin e dijes dhe shkencës në duar duke e mbyllur debatin dhe duke ushtruar presion mbi deputetët.
E gjithë kjo para syve të ambasadorëve.
Shpresoj që këta të fundit të jenë impresionuar nga ky nivel i demokracisë dhe pavarësisë së shkencës.
Sidoqoftë, faktet shkencore janë kokëforta. Ashtu siq ka ndodhur për 1 vit me radhë, edhe sot do të dëshmohet e vërteta e pakontestueshme – kjo marrëveshje fal territor dhe si e tillë nuk do të kalojë!”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close