Gjurmëve të lajmit;Rama buzëqeshi pasi e qëlluan me voe!


Madhështia e njeriut tregohet atëhere kur të i vie radha e jo duke u krekosur!Mu sikur budallai që e tregon veten se është i tillë hiq pa e pyetur!

Tani të qohesh e ta bësh përrallë dhe elemnt penal një të gjuajtur me voe,jo që nuk është kushedi se çfare menqurie dhe zgjuarsie politike por edhe nuk është aspak simpatike në kuptimin e një qëndrimi të një politikani burrështetas,që unë konsideroj që Rama e posedon.Pavarësisht se ai i ka dhe edhe mund të i shtohen nga dashakeqët ,të metat,që gjithsecili i ka (jo Meta).Nëse ju kujtohet skena e vove dhe politikanët tanë se si janë sjellur më pastaj ti mund ta kuptosh,nëse logjikon shnosh se këta më së pari nuk janë politikan e aq më pak burrshtetas!Po a e penalizon njeriu i shnoshë voen e pulës bre!??

rama22

Po secili profesion,se profesion është edhe ai i politikanit ani se këta tanët se kuptojnë,i ka rreziqet dhe sfidat e veta.E aq ma shumë kur ti je fytyrë publike dhe ke të bësh me një popull të tërë.Dhe a nuk të shkon mendja se dikush ka mundësi të mos pajtohet me ty dhe nëse ai dëshiron që ta shprehë mospajtimin edhe me voe e me kundra e me çka jo mund të të gjuaj!Kjo u ka ndodhur edhe fytyrave shumë më të njohura dhe më të mëdha se që jan këta tanët,por asnjëhere se kam marrë vesh se e kan ba qështje penale,e aq ma pak fushatë mediale, sikur bënë këta tanët thuase këta janë ata të paprekshmit dhe kur e hëngërën voen fytyrës iu duk sikur u prish bota.por përkundrazi ata e kanë kuptuar se të jesh fytyrë publike do të thotë se je i ekspozuar publikit të gjërë me të gjitha të mirat dhe të kqijat e sajë.

me voe u gjuajt

Po edhe nuk kanë faj këta politikanët tanë,politikan u thënshin,se janë mësuar tua fusin gas lot sjellës njerëzve,mu në mes turmës dhe kurrë nuk jan ndalur ta mendojnë se si është kur ta futë dikush surratit gas lotsjellës,e u shtisen edhe voet si armë dhe sikur “gratë e keqe” (të më falin gjinia tjeter për këtë) si thotë populli dalin nëpër media edhe ankohen dhe thonë :”hej vezët janë armë të rrezikshme ,munden edhe me të qarrue”.Heeeu medet ta kishim ditë kur ke luftë t’kishim përdorë voe se qasi kemi pasë !!!
Burrështetasit e vërtetë nuk ankohen në voe,por i dalin në ballë vendit e qajnë përpara pa u marrë me voet e botës!

Xhelil Arifi

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS:
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close