Serbia gjithnjë e ma shumë nën ndikimin ushtarak Rus…

Gazeta kroate “Jutarnji” shkruan se gjatë kësaj vjeshte pjestarë të ushtrisë ruse do të marrin pjesë në dy ushtrime ushtarake në Serbi,dhe atë vetëm 30 kilometra larg kufirit me Kroacinë.
Dhe siq thonë analistat ushtarak me këto ushtrime Rusia dhe Serbia i fusin gishtin në sy perëndimit.
Ushtrimi i parë nën emërin ”Slavensko bratstvo 2016” do të mbahet në poligonin ushtarak Nikinci,vetëm 30 km larg kufirit Kroat,dhe me këtë edhe me NATO-n.

7146EFED-7B20-48F0-88E5-30E2001B8E75_mw1024_mh1024_s

“Jemi të shqetësuar për shkak të ushtrimit ‘Slavensko bratstvo’ e cila në shtator do mbahet në Serbi” ka thënë kryetarja kroate Kolinda Grabar Kitarovic në samitin e mbjtur në Varshavë.
“Jutarnji” shkruan “githnjë e më i ngushtë bashkëpunimi ushtarak në mes Serbisë dhe Rusisë nxitë protesta në NATO dhe Bashkimin Europian,pjesë e së cilës,Serbia don me u bë.”
“Serbia luan në dy ulëse.Nga njëra anë nuk don në NATO,por këndej dëshiron të jetë anëtare e BE-së.Por niveli i ndikimit Rus në Serbi është gjithnjë e më i madh dhe Serbisë duhet ti jetë e qartë se ashtu nuk mund të bëhesh anëtare e BE-së”,thotë një bashkëbisedues i “Jutarnji”,nga radhët diplomatike në Kroaci.
Ata nga kreu ushtarak i Kroacisë thonë se ata e kanë përgjigjen adekuate në bashkëpunimin gjithnjë e më të madh në mes Serbisë dhe Rusisë.Përgjigje adekuate janë helikopterët Kiova,Panzer Howitzers Patria autoblinda dhe dy brigada garde.”

Në ushtrimin “Slavensko bratstvo 2016”,përveq njesive elite parashutiste Ruse dhe Serbe do marrin pjesë edhe pjestarë të ushtrisë së Belorusisë.Edhe gjenerali Rus Nikolaj Ignjatov,Shefi i forcave ajrore ruse,e ka konfirmuar se në Serbi do të vinë parashutistë Rusë të stacionuar në Kaukaz.
Kjo do jetë e treta në radhe pas asj të mbajtur në Serbi para dy vitesh dhe të dytës në Rusi dhe kjo tani në Serbi.
Kur ti shtohet edhe se në shtator në Beograd do të vijë kryeministri Rus Dimitrij Medvedev gjatë vizitës së të cilit pritet të nënshkruhet marrveshja për status special të ushtarëve Rus të stacionuar në bazën e Nishit.
Disa javë më vonë në aeroportin Batajnicë në Nish,forcat ajrore Ruso-Serbe do të mbajnë një ushtrim tjetër ushtarak.Në Serbi do vijnë 20 pilot,të cilët me pilotët serb do të ushtrojnë kontrolën dhe sigurimin e hapësirës ajrore dhe ndërmarrin dhe do të kryejnë detyra luftarake.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close