Bushati:gatishmëri për të mbështetur autoritetet maqedonase

bUSHATI-272x200TIRANE, 7 Gusht/ATSH/- Ministria e Punëve të Jashtme ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim situatën e krijuar në Maqedoni, si pasojë e reshjeve të pazakonta, që përmbytën mbrëmjen e djeshme Shkupin dhe Tetovën, duke shkaktuar një numër viktimash dhe dëme të mëdha materiale.

Ministri Bushati, bën të ditur zyra e shtypit e MPJ-së, ka biseduar sot me zëvëndës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Nikola Poposki, zëvëndës Kryeministrin dhe Ministrin e Integrimit Arbër Ademi, si dhe me Kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi.

Në  emër të qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama, Ministri Bushati shprehu ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave dhe përcolli solidaritetin e Shqipërisë në këto momente të vështira.

“Shprehim gatishmërinë e plotë për të mbështetur autoritetet qendrore dhe vendore të Maqedonisë për tejkalimin e kësaj situate të rëndë humanitare”, theksoi Ministri Bushati.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close