Lutfi Haziri nuk na i hoqi lloqin nga dera,edhe pse premtoi para zgjedhjeve.E lloqi sa vjen e shtohet,4 vite më pas!!

Ajo fshehja e qeverisë komunale të Lutfi Hazirit pas mungesës së mjeteve për një qeverisje në të mirë të qytetarëve gjilanas,sikur më tepër i ngjanë një hipokrizie,që krijohet sa here që vijnë zgjedhjet e reja dhe premtohet më e mira për banorët për të nxjerrë një kokërr vote.

13912309_1794996437404581_6626243981225559054_n

Ai para se të merrete qeverisjen kishte premtuar se banorëve gjilanas do tua hiqte lloqin nga dera!E më pastaj pasi nënshkroi një kushedi si i thonë asaj në zhargonin e tyre politik,me ministrin e financave më duket dhe ai tha se u pumpuan kaq e kaq milionë në xhirollogari të komunës nga qeveria,në këtë rast ministria,prap doli me premtime se tani do bëhet shumë e më shumë për ndërtimin dhe rindërtimin e infrastruktures!Dhe çfarë bëri.E shtroi udhën për Pogragjë,edhe njëhere,se atë udhën që qon në katunin e vet,moti e ka rregulluar,dhe nuk është se bëri keq por shumë mirë.Por pse po thoni se bani shumë.Qeka shumë me rishtru një udhë,dhe disa në distaca të shkurtëra tek tuk nëpër qytet, se ma shumë nga to vetëm i ka arrnu dhe doken laralara,e edhe ato që i ka shtru ndodhë “rastësisht” me qenë udhë të banueme nga militant partie ,ose nga bisnese militantësh.

Se knej nga ne e të tjerë,s’ka ba gjë kush.Ato udhë që kanë qenë ende janë ashtu si kanë qenë.Jo që nuk i shtroi kush,por as kujdeset kush për to e edhe atë zhavor që e kanë pasë ua ka bartur shiu dhe e ka qitë në asfalt.Dhe le që la udhën pa zhavor dhe e shkatërroi keq sa as me kerr vështirë lëvizet në të,por e mbushi edhe asfaltin me zallë dhe kush s’qanë kryet për këtë gjë.Kjo udhë ,Gazmend Zajmi,por edhe ajo e Kumanovës kurë është thatë vere janë katastrofë edhe nga pluhuri që qohet kur kalojnë anej pari kerre me shofer që kanë qef shpejtësinë,por edhe ashtu të dëmtuara pastaj ato dëmtojnë kerret tona.Por më së keqi bëhen në kohë shiu dhe në kohë vjeshte e dimëri.Shpesh bëhen të pa kalueshme.
Është interesante se këto dy udhë qyteti,ka dekada që ngelen në atë mjerim edhe përkundër premtimeve të politikanve të cilët me radhë nga subjekte të ndryshme (PDK;LDK) kanë udhëhequr,të cilët para zgjedhjeve bëjnë premtime dhe vetëm dy muaj apo kështu disi para zgjedhjeve nxjerrin një kompani ja fusin zhavor njëhere dhe ashtu ngelet aty për katër vite të tëra.E ka mundësi që edhe kësaj here pasiqë në prag janë zgjedhjet,të ndodhë e njëjta.Por zgjedhje të problemit se besojmë se do ketë…Ndoshta se në këto udhë banojnë do banorë që janë në taborrin politik të anës tjetër nga ajo që tani udhëheqë komunën e Gjilanit,partia e Lutfi Hazirit,LDK!

Xh.Arifi/Proinformacion.com

This slideshow requires JavaScript.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close