Serbia kërkon nga atletët e saj të braktisin arenat në rast të pranisë së atletëve nga Kosova!!

RIO DE ZHANEIRO, 7 gusht /ATSH-ANSA/ – Braktisni ceremonitë e marrjes së medaljeve në rast se në podium do të jenë edhe sportistë të Kosovës, është këshilla që qeveria serbe u ka dhënë sportistëve të saj në rast se ata do të ndajnë podiumin me atletët e ardhur nga Kosova.

OLIMP KOS 2

Ministri serb i Sporteve, Vanja Udoviçiç tha se, megjithatë, vendimi përfundimtar u takonte vetë sportistëve serbë.

”Theksojmë se nuk kemi të bëjmë me një detyrim, por vetëm me një rekomandim, pasi çështja është komplekse”, thonë burime nga qeveria serbe.

Kosova është njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në vitin 2014 dhe në Rio janë të pranishëm tetë atletë, disa prej të cilëve morën pjesë edhe në Olimpiadën e Londrës me Shqipërinë.

“Nuk duam të kërcënojmë atletët tanë, por nuk mundemi të dëgjojmë himnin e Kosëves dhe të shohim flamurin e tyre”, deklaroi Udoviçiç.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close