Maqedonia në gjendje të jashtëzakonshme,me 22 viktima nga moti i keq

– Reshje rekord me 93 litra për metër katror –

SHKUP, 7 gusht /ATSH-MIA/ – Njëzet e dy persona humbën jetën, prej të cilëve për 13 është bërë identifikimi dhe u janë dorëzuar familjeve, tha sot Komitetit Drejtues maqedonas për Ballafaqimin me Krizat.

Nga moti i keq zonat më të goditura ishin Stajkovci, Hasanbegu, Smillkovci dhe Haraçina, ku janë gjetur viktimat, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi dhe automjete të rrënuara.

Në Shkup, Tetovë dhe rrethinat e tyre, të cilat më së shumti u goditën nga moti i keq, do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për 15 ditët e ardhshme.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close