Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në një takim këngëtaren shqiptare, Dua Lipa

PRISHTINË, 8 Gusht/ATSH/.- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në një takim këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila nesër në kryeqytet do të mbajë koncertin e parë në Kosovë.

maxresdefault

Këngëtarja Dua Lipa, pas takimit me kryetarin e qytetit të saj të prejardhjes, tha se është e lumtur që nesër do të mbajë koncertin e parë në Kosovë, nga ku paratë e biletave do të dedikohen për bamirësi përmes fondacionit të themeluar nga vet ajo, ‘SannyHill’.

Dua ka falënderuar kryetarin Ahmeti për organizimin dhe pritjen, ndërsa është shprehur e emocionuar lidhur me audiencën që pret të ketë nesër në koncert, pasi sipas saj, asnjë audiencë tjetër nuk është më e veçantë se ajo e vendlindjes.

Ahmeti tha se kanë mirëpritur ardhjen e Duas, e cila është rikthyer në qytetin e saj me një koncert dhuratë. Ahmeti pret që mbrëmja e nesërme të jetë e mrekullueshme.

I pyetur se a do të ketë ndonjë organizim shtesë apo ndryshim për shkak të kohës me shi, Ahmeti ka thënë se nuk beson që shiu do të ndikojë që artdashësit të mos dalin në koncert. Ndonëse nuk e di për numrin e biletave të shitura, Shpend Ahmeti tha se pritet pjesëmarrje e madhe.

Në koncertin e nesërm, Dua Lipa do të këndojë edhe këngë të albumit të ri, të cilat nuk janë dëgjuar më parë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close