Në DokuFest-në Prizren hap sot zyrtarisht dyert Muzeu i Korrupsionit i UNDP

DokuFest2016PRIZREN, 8 Gusht /ATSH-B.Jashari/.-Në Prizren hap sot zyrtarisht dyert Muzeu i Korrupsionit, ku do të ekspozohen artefakte të cilat pasqyrojnë mënyrat korruptive të jetesës.

Është ky një bashkëpunim mes projektit Anti-Korrupsion të UNDP-së dhe DokuFest-it, Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, që mbahet nga 5 deri në 13 gusht. “Në këtë muze, që ka konotacion sarkastik, do të ekspozohen artefakte të cilat pasqyrojnë mënyrat korruptive të jetesës. Muzeu ka për qëllim vetëdijësimin e qytetarët rreth mënyrave të korrupsionit, në kohën kur ky fenomen është shpërndarë në shumë fusha dhe po lë pasoja në jetën e qytetarëve të Kosovës”, deklaroi UNDP.

Muzeu, i vendosur në qendër të Prizrenit, do të jetë i hapur çdo ditë prej sot e deri më 13 gusht nga ora 12:00 deri në 20:00.

Projekti Anti-Korrupsion i UNDP-së mbështetet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA).

Organizatorët e DokuFest në Prizren kanë deklaruar se, “korrupsioni është tema qendrore e festivalit të këtij viti”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close