Demarkacioni, i kalohet Kuvendit për shqyrtim

unnamedPRISHTINË, 9 Gusht/ATSH/.- Deputetët e opozitës kanë hedhur gaz lotsjellës në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, ku po diskutohej për kalimin e projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi.

Gazi është hedhur nga deputetët e opozitës në momentin kur pritej të votohej kalimi i këtij projektligji nga ky komision për në seancën e Kuvendit.

Megjithatë, pavarësisht situatës së krijuar, ky projektligj u hodh në votim dhe u miratua me 6 votat e anëtarëve të komisionit, deputetë nga radhët e maxhorancës.

Gazin lotsjellës e ka hedhur deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, ndërsa VV ka publikuar në rrjetet sociale momentin e hedhjes së lotsjellësit në Kuvend. “Arroganca e pushtetit, që përkundër fakteve të pakontestueshme po insiston në ratifikimin e demarkacionit, do të përballet me rezistencë të fuqishme. Kosova nuk ka tokë për të falur”, shprehet Vetëvendosje.

Shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, nga Komisioni i Punëve të Jashtme, ktheu sot  në tryezë edhe anëtarët nga opozita.

Ky projektligj mori vëmendjen edhe të deputetëve të tjerë që nuk janë anëtarë të këtij komisioni. Të pranishëm në mbledhje ishin edhe Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi, Driton Çaushi, Ismail Kurteshi, Pal Lekaj dhe Shapi Muja.

unnamed (17)Më herët, në komision u zhvillua një debat i nxehtë nga ana e anëtarëve të Komisionit. Puhie Demaku e Vetëvendosjes, anëtare e këtij Komisioni, tha se “ky projektligj duhet të hidhet poshtë dhe nëse ne e kalojmë atë atëherë bëhemi bashkëpjesëmarrës në këtë krim”.

Edhe Zafir Berisha nga Nisma, anëtarë i këtij Komisioni, tha se deputetët e Kuvendit nuk duhet të ndihen komod kur në pikëpyetje është territori i Kosovës, sidomos pasi është dëshmuar se Komisioni Meha ka bërë gabime. “Vijëzimi me Malin e Zi s’ka të bëjë me deklaratën e pavarësisë dhe pakon e Ahtisaarit. Ky Komision ka një rol të rëndësishëm në këtë moment për mbrojtjen e tërësisë territoriale”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, Ismet Beqiri i LDK-së tha se debati i sotëm duhej të zhvillohej më herët”. Ndërsa Pal Lekaj i AAK-së, tha se ky ligj është kontrabanduar.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha se në këtë mbledhje duhej të ishin edhe  përfaqësuesit e Qeverisë, kryeministri apo ministri i Jashtëm. “Janë një sërë argumentesh që ky projektligj nuk duhet të përkrahet. Qeveria po e provokon situatën dhe do ta tensionoj nëse vepron me arrogancë. Ne si VV nuk do të ndalemi”, tha Haxhiu../

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close