kur njeriu merr iniciativën vet se s’ka shtet!!


Janë shkollat të cilave u mungon ai shteti aq shumë i reklamuar këtu tek ne!U mungon siguria.Po po siguri,ndonjë patrullë policore ,ndonjë shenjë tjetër nga arsenali i sigurisë që i bënë njerëzit të ndjehen mirë dhe rahat.Nuk është se po kërkojnë populli,kontroll të sojit diktatorial por atyre po u mungon shteti për të cilin edhe u sakrifikuan.

Ka rrugë pa drita,dhe pa infrastrukturë normale e ku jetojnë familje nëpër shtëpitë e tyre dhe kush me dro e kush pa të por egziston ajo ndjenja e pasigurisë,kur ndigjojnë zëra bërtimë në orët e vona të natës e që vijnë nga jashtë diku nga hapësirat e errëta të ngelura fushë e të cilat shpesh pushtohen nga të rinje kushedi nga kush tjetër të cilët shfryjnë e gjendjen pas drogimit që kanë bërë e edhe epshet e tyre seksuale në ndonjë makinë të parkuar andej pari.Ka edhe parqe,parqe u thënçin nga ku vie kërcënimi kur njerëzit kalojnë andej pari dhe qëllojnë në orë të keqe se aty kan qëlluar edhe të tillë që dëshirojnë ta vjedhin njerin ose ta fyejnë ,nënçmojnë për pikë të qefit sadist të një dikushi që nuk ka me çka të merret dhe dëshiron të bëhet i rëndësishëm përballë sojit të tij.

shkolla 1

Por çka është më e rënda shtë ajo kur sheh njërin nga korrilat e ndërgjegjëshëm të një shkolle i cili del dhe mundohet të i largojë tre kapadainjë të rinj trupmdhenj e të cilët jan ulur në bankat e vendosura mu para hyrjes së shkollës,në mesin e një grupi nxënësish të vegjël,dhe ndezin cigaret një pas një e edhe bëjnë sikur janë kapadainjtë më të mdhenj të botës me sjelljet e tyre dhe për të cilët në fakt nuk ka ndonjë arsye të fortë se çfarë në të vërtetë kërkojnë ata aty!Përveq ndoshta ,nëse kan ardhë për të djekur ndonjërin ose për ngacmuar ndonjë nga vajzat e reja që sapo ka hudhur shtat!!

Pas insistimit të korrilit-kështu i quan kujdestarët dhe mirëmbajtësit e shkollës populli,për ti larguar nga aty .Ata largohen nga aty të nervozuar dhe me arsytime nga më kreativet se pse janë aty,edhe korrili ndahet nga ta i nervozuar dhe i shqetësuar dhe më drejtohet mua duke bërë ncncnc dhe duke sjellë kryet dhe kur afrohet më thotë:pasha zotin nuk ka shtet se me pasë vjen najhere naj patrullë me pa gjendjen e jo me u marrë ne me turlifare harambashi e që leje që po na del punë me ta se po naj zanë udhen por edhe me marrë naj akt detyrimi,masanej po na qojnë neve në gjyq,në vend se me ta me u marrë ata.Po jo ata s’vijnë kurrë.Veq me ndodhë najsen kur të i thirrmi.Po athere ma po bohet vonë!masi t’bahet mos t’vinë hiq!!Pasha zotin n’hall jam edhe po duhet me i mbrojtë nxënësit e knena unë po i ha idhnimet e kërcnimet,masanej!” vazhdon korrili dukshëm i shqetsuar nga ballafaqimi me ata tre të rinjt.

shkolla2

Është e quditshme sjellja e organeve shtetrore të sigurimit të cilat nuk ua vejnë veshin derteve që vijnë nga popullata e të cilat prekin sigurinë e tyre dhe familjeve të tyre,dhe presin të ndodhë diçka në vend se të shtojnë praninë e tyre si lloj preventive.por i lënë njerëzit në mënyrë individuale të marrin masa sigurie,se nuk kanë një alternativë edhe pse shpesh u kushton se edhe për kriminelin dhe të pa ftyrin,pastaj po të kërkojnë llogari në vend se ata vet të marrin masa parandaluese.E ndodhë që edhe pse thirrë në numrin 192 nuk dalin edhe pse ti i pret me orë!

Xhelil Arifi/proinformacion.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS:
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close