Tekstet shqip edhe në Luginën e Preshevës.Arrihet marrveshja

1470766043tekstet_shkollore-e14707636BEOGRAD, 10 Gusht /ATSH/.- Pas pritjes së gjatë arrihet marrëveshja mes Preshevës dhe Beogradit për tekstet shkollore në gjuhën shqipe.

Marrëveshja është firmosur nga Ministri i Arsimit të Serbisë, Srgjan Verbic dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar për Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu.

Pas marrëveshjes, Kryetari i Këshillit Kombëtar për Luginën e Preshevës u shpreh se “nuk mjafton për nevojat e nxënësve”. “Megjithatë, marrëveshja në fjalë është një hap, një fillim i mirë për t’i hapur dyert marrëveshjeve të tjera për tekste shkollore nga Shqipëria dhe Kosova”, tha ai.

Ndërsa ministri i Arsimit të Serbisë, Srgjan Verbic tha se “me nënshkrimin e kësaj marrëveshje është arritur një punë e madhe, në mënyrë që të sigurojë tekstet në gjuhët e pakicave kombëtare, në këtë rast të shqiptarëve”./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close