A e gjetën arkeologët bullgar perlën më të vjetër në botë të punuar nga ari ?!

Arkeologët bullgar kanë gjetur një perlë të artë,në diametër katër milimetërsh për të cilën thonë se është më e vjetra në Europë,dhe ndoshta më i vjetri artefakt ari i gjetur ndonjëhere në botë.

2016-11-8--21-00-22

 

Perla është gjetur në vendbanimin parahistorik në jug të Bullgarisë dhe daton nga viti 4 500 – 4600 para erës sonë.që do me thënë se shtë rreth 200 vjet më e vjetër nga stolia e gjetur në nekropolin e epokës së bakrit në qytetin Bullgar,Varna,në nrigjet e Detit të Zi,e i cili mendohet se është gjëja më e vjetër nga ari,gjetur më 1972,njofton Reuters.

“Nuk ka dyshim se bëhet fjalë për artefaktin më të vjetër nga ari,gjetur në Varna”,ka thënë Javor Bojaxhiev,profesor në Akademinë bullgare të shkencave.
“Ky është në të vërtetë një zbulim i rëndësishëm.Është një copëz ari,por është mjaftueshëm e madhe për ta gjetur vendin në histori”,ka shtuar profesori.
Ai beson se perla është bërë në lokacionin ku është gjetur,pak jashta qytetit modern ,Pazarxhik,dhe thotë se ky ishte vendbanimi i parë urban në Europë,në të cilin ka jetuar bashkësia e një kulture shumë të zhvilluar,e cila është shpërngulur nga Anadolli,diku rreth vitit 6 000 para eres sonë.

“Do të thoja se ky ishte prototip i qytetit modern,megjithëse kjo çka ne kemi këtu është qytet antik sipas standardeve mesopotamik,por ne këtuflasim për vendin që ka parapri Sumerinë (e cila merret si civilizim i parë urban,dhe gjendej në pjesen jugore të Mesopotamisë,Iraku i sotëm) për rreth 1 000 vjet”,vlerson Bojaxhiev.

Perla është nxjerrë para dy javësh,dhe është zbuluar në mbetjet e një shpie të vogël nga kohët kurë bakri dhe Ari sapo kishin filluar të përdoreshin.
Në atë vend janë gjetur ,më shumë se 150 figura zogjësh nga qeramika që tregon se banorët e atij vendbanimi kishinrrespekt për kafshët.
Vendbanimin e kanë shkatërrruar fiset armiqësore të cilat e kishin sulmuar nga verilindja diku rreth vitit 4 100 para eres sonë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close