Kjo është axhenda e nënkryetarit amerikan Biden në Kosovë

PRISHTINË, 11 Gusht/ATSH/.- Nënpresidenti amerikan Joe Biden dhe Dr. Jill Biden do të vizitojnë Kosovën në datat 16-17 gusht. Sipas një njoftimi për media nga ambasada amerikane në Prishtinë, nënpresidenti amerikan Biden pritet të mbërrijë mbrëmjen e datës 16 gusht në Kosovë, ndërsa do të nisë axhendën zyrtare të takimeve në 17 gusht me takimet dypalëshe me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

biden

Gjithashtu, nënpresidenti Joe Biden dhe Dr. Jill Biden do të shkojnë për vizitë afër kampit Bondsteel për të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tyre të ndjerë Joseph R. “Beau” Biden, III.

Ndërkaq, në axhendën e dërguar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, Joe dhe Dr Jill Biden nuk do të takojnë asnjërin nga liderët opozitarë./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close