Për çfare flet Matoshi,ky kameleon cosmopolitan!?!


Matoshi në emisionin click në RTV 21  thotë se nuk është i sigurtë nëse gjithmonë ka qenë okupim ose sundim ai i turqisë 500 vjeçar dhe ai serbo jugosllav por ka qenë edhe bashk qeverisje!!Dhe nuk mund e të mos shqetsohet njeriu që menon logjikshëm dhe të mos e pyes matoshin këtë intelektual kameleon i cili nën lëkuren e një pseudo cosmopolitani bënë konstatime të pa logjikshme dhe fyese!

Matoshi

Për kë dhe për çka flet ky njeri kur i thotë këto fjalë?Për një elitë kuislinge e cila ka egzistu gjithmonë e gjithnjë në secilin dhe në çdo rast okupimi.Kjo nuk ishte ndryshe as edhe gjatë kohës së okupimit sllav kur ishte një plejadë e tërë bashkqeverisësish të pushtetit jugosllav e të cilët shkelnin me dy këmbë në dinjitetin kombëtar të atyre që donin lirinë dhe shtetin amë!Po e njejta ishte edhe në okupimin turk.Kishte të tillë që në të vërtetë e konsideronin se Turqia ishte atdheu i tyre dhe jo okupuesi dhe sunduesi,por kishte një elitë tjetër e cila e donte lirinë e vendit të tyre dhe nuk e pushoi kurrë veprimtarinë liridashëse dhe luftën për liri dhe shtet.

Dhe të ciët u vranë,u masakruan,vetëm pse donin që vendi i tyre të jetë i lirë.Shumë nga ne jemi edhe pasardhës direkt të atyre që dhanë gjithçka që ky vend të jetë i lirë nga çdo pushtues!Dhe në çdo moment që ne u thurrim lavdi dhe themi se ajo kohë kur sahan lëpirësit e pushtuesve paska pasë edhe periudha të ndritshme ne shkelim me dy këmbë mbi gjakun e stërgjyshërve tanë të cilët dhanë jetën duke mos u përkulur kurrë as edhe për florinjtë e sulltanëve sikur bëri dikush që sot merren si të arsyeshëm.Dhe të i krahasosh luftëtarët e lirisë me ata që donin pasurinë e sulltanit është shkelje me dy këmbët mbi gjakun dhe historinë tonë dhe tënden !!!

Xhelil Arifi /proinformacion.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS:
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close