Lojërat tradicionale “Rugova 2016”, nesër në Kuçishtë

PRISHTINË, 13 Gusht /ATSH-Lojërat tradicionale “Rugova 2016” mbahen nesër në fshatin rugovas Kuçishtë, rrethina e Pejës.

1-Rugova-7-gusht-600x338

Hapja solemne bëhet në orën 11:00 me ngritjen e Flamurit dhe Himnin, për të vijuar me program artistik të rapsodëve e solistëve, ndërsa pasdite në axhendë është paraqitja e ansambleve nga të gjitha trojet etnike shqiptare me programet e tyre autoktone.

Garat sportive mbahen në 7 disciplina: Hedhja e llastarit, ngjitja në shilor, gurapeshi, tërheqja e litarit, sharra e vekut, rrëzimi i duarve dhe mundje.

“Lojërat tradicionale ‘Rugova 2016’ janë lojëra popullore, karakteristikë etnokulturore e trevës së Rugovës dhe prezantojnë shumëllojshmërinë e traditës, zakoneve dhe dokeve të kësaj treve malore e që në përmbajtje të tyre hyjnë sikurse lojërat e shkathtësive fizike e lojërat luftarake të burrave, ashtu edhe lojërat humoristike, lojërat dëfryese, këngët tradicionale, vallet popullore dhe ritet e ndryshme etnokulturore të kësaj treve të njohur shqiptare”, shprehen organizatorët.

Lojërat tradicionale  në Rugovë, që ruajnë traditën kombëtare, kanë për qëllim edhe forcimin e identitetit te diaspores shqiptare, pjesëtarë të së cilës në këtë kohë pushimesh të verës vijnë edhe nga Amerika, vende të Evropës e të tjera të botës në Kosovë e trojet tjera etnike dhe janë pjesëmarrës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close