E shihni se ku na sollët ?

Fahri Xharra,15.08.16
Gjakovë


Maja e minares nga kartoni ( e rrëzuar ) në xhaminë e Velikincës

jjh

Është për t’u ardhur shumë keq që ata që ma sollën në këtë gjendje ku qeni nuk e njeh t`zone , tani janë në kurthin e situatës e cila vjen përditë e më shumë acarohet . Kjo çka ndodhi në Velikincë , ma kujtoi kohën e ish Jugosllavisë kur serbët tentonin të luanin me “ ndjenja “ fetare me shqiptarët e besimit musliman. Ndjenjat kombëtare as që ekzistonin , mu sikur në ditët e sotit. Serbët nuk kanë nevojë ta njollosin , rrëzojnë apo dëmtojnë bustin e Skënderbeut se atë e bëjmë vet ; por ata tani i janë kthyer strategjisë së vjetër ; ta “lëndojnë “ shqiptarin e Kosovës duke ia prekur xhaminë. Kështu bënin edhe në kohën e Jugosllavisë së vjetër .

Lajmet e djeshmit, lajmet që e “ irrituan” shqiptarinë mbarë ishin: “Një serb i Pasjanit i cili ka tentuar të dëmtojë sot minaren e xhamisë në fshatin Velekincë të Gjilanit, është arrestuar nga policia. Pas faljes së namazit në xhaminë e Velekincës së Gjilanit, ka ndodhur një incident. Sipas informatave, ai ishte serb ( Klan Kosova ) me problem psikike (??? )”
Thelbi shkrimit qëndron në këtë pjesë të lajmit : “ Klan Kosova kupton që Policia nuk po guxon ta largojë atë nga xhamia, për shkak se jashtë janë tubuar shqiptarë e serbë.” Ani çka që janë mbledhur ? Por mbledhja e tyre krijon përgatitjen për tollovi ndërnacionale në mes të shqiptarëve dhe të serbëve ;të parët në mllefin islamik do ta mundoheshin që së paku ta grushtonin
“ kaurrin” se na preki në “ndjenja të larta fetare “ , e të dytët normalisht që nuk do të rrinin duarkryq.
Mirë , po ku e dinin serbët se çka po ndodhë në xhaminë e shqiptarëve ? Çka iu interesoi atyre prishja e minares ? Pse ata nuk iu frikuan ndonjë incidenti ndërshqiptar të Velikincës ? Ku e ditën ata që rrënuesi është serb ? Thjeshtë , shumë thjeshtë : e tëra ishte përgatitje !
Të vazhdojmë , këtu kanë dorë edhe ata shqiptarë musliman që bashkëpunuan . si mundi serbi pas faljes së namazit të futet në xhami dhe të ngjitet në minaret ? Koni i i xhamisë u rrëzua me duar të thata si e bëri këtë ? S`ka logjikë . nuk e besoj që “ Tika” të kishte dertuar një maje xhamie prej kartoni ? “ Elhamdyrilah” që përfundoi kaq lehtë se për ndryshe do të kishim pasoja tjera .

Dhe në fund , pse ndodhi mu në prag të ardhjes së Zv kryetaritamerikan Joe Biden në Kosovë ?

E shihni pra se ku na sollët , ju që na sollët në këtë situatë !

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close