Konsullatë të përbashkët Shqipëri-Kosovë edhe në Bari, së shpejti edhe në Mynhen

TIRANË, 16 Gusht /ATSH- I. Vata/ – Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi sot se Shqipëria dhe Kosova do te kene tashmë Konsullatë të përbashkët edhe në Bari të Italisë.

medium_foto_milano_1

Nëpërmjet një portimi në statusin e tij Facebook, ministri i Jashtëm, Bushati, shprehet: “Konsullata e Shqipërisë në Bari do të jetë në shërbim edhe të qytetarëve të Kosovës. Partneriteti strategjik Shqipëri-Kosovë thellohet dita ditës përmes veprimeve konkrete në zbatim të planit afat-mesëm të dakordësuar me kolegun e mikun tim Enver Hoxhaj. Faleminderit autoriteteve Italiane për disponibilitetin e dëshmuar”.

“Po vijojmë punën për të konkretizuar së shpejti Konsullatën e përbashkët në Mynih, Gjermani!”, shkruan Bushati.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close