SHBA –Zjarr masiv në Kaliforni,evakuohen 82.600 persona

SHBA, 17 gusht /ATSH-AFP/ – Një vatër gjigante zjarri u përhap në mënyrë të shpejtë në lindje të Los Anxhelos duke shkatërruar më shumë se 7.200 hektarë në më pak se 24 orë dhe detyruar evakuimin e rreth 82.600 personave në Kaliforni, ku është shpallur gjendja e emergjencës.

California firesZjarri i rënë në Blue Cut u regjistrua dje në mëngjes rreth orës 10:30 sipas orës lokale (17:30 GMT) përpara konstatimit të një reje të dendur tymi që vinte nga majat e maleve të shkrumbuara në kontenë San Bernardino, rreth 100 kilometra në lindje të Los Anxhelos.

Rreth orës 22:30 sipas orës lokale (05:30 GMT sot në mëngjes) janë djegur më shumë se 7.200 hektarë referuar qendrës së informimit mbi situatën e zjarreve të rëna Inciweb, duke shkaktuar mbylljen e qendrës së skive në Wrightwood dhe të disa segmenteve të autostradës.

Rreth 34.500 shtëpi dhe ndërtesa paraqesin rrezikun e përfshirjes nga flakët e zjarrit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close