Joe Biden në Prishtinë:“Kosova do të ketë gjithmonë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrugën drejt suksesit”

PRISHTINË, 17 Gusht /ATSH/- “Kosova do të ketë gjithmonë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrugën drejt suksesit”, deklaroi sot në Prishtinë, zëvendëspresidenti i SHBA-ve Joe Biden.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, zv/presidenti Biden tha se “Kosova ka shënuar progres dhe ka marrë njohje më të mëdha globale. Jeni në një pozitë ku bota po ju njeh, po ashtu jeni duke bërë përpara nën emrin tuaj dhe duke garuar me flamurin tuaj”.

biden

Duke folur për dialogun me Serbinë, zv/presidenti Biden tha se “duhet të ecet përpara për themelimin e komunave me shumicë serbe, do të jetë i vështirë, por i domosdoshëm”.

“Edhe me Vuçiç folëm gjatë dhe ai e kupton domosdoshmërinë për të ecur përpara, ju keni përgjegjësinë t’u përmbaheni zotimeve që keni dhënë në Bruksel, edhe për marrëveshjet e tjera që jeni zotuar”, nënvizoi Biden.
Pa një gjë të tillë, shtoi ai, nuk arrihet asgjë.

“SHBA do të qëndrojë përkrah Kosovës sepse ne besojme tek ajo. SHBA ka dhënë 2 miliardë dollarë ndihma dhe do vazhdojmë të ndihmojmë më tej Kosovën”, tha zv/presidenti Biden.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close