Twitter mbyll 235.000 faqe që propagandojnë terrorizmin

SHBA, 18 gusht /ATSH-AFP/ – Rrjeti social amerikan, Twitter njoftoi sot se ka mbyllur 235.000 faqe në gjashtë muajt e fundit në kuadër të luftës kundër publikimeve që kanë në përmbajtje përhapjen e terrorizmit.

twet

Duke iu shtuar mbylljeve të kryera në muajin shkurt, Twitter publikoi për herë të parë një shifër të konfirmuar zyrtarisht nga njësia drejtuese e saj duke raportuar numrin e saktë të llogarive me përmbajtje terroriste të pezulluara prej mesit të 2015 në 360.000 faqe.

Rregullat për përdorimin e rrjetit social amerikan nuk autorizojnë përdorimin e kërcënimeve të dhunshme dhe nxitjen e terrorizmit, ndërsa në muajin shkurt kjo kompani u shpreh e gatshme për të rritur përpjekjet për zbatimin e tyre, duke dëshmuar në këtë formë efikasitet kundrejt kërkesave të qeverisë për të frenuar propagandën xhihadiste në internet./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close